Energjia elektrike e ka bërë jetën tonë më të lehtë në shumë aspekte, por kjo nuk do të thotë se energjia elektrike nuk është e rrezikshme. Ne kemi shkruar disa këshilla të sigurisë elektrike të cilat duhet t'i kemi parasysh të gjithë në qoftë se duam të jemi të sigurtë gjatë pëdorimit të saj:
Riparoni ose ndërroni pajisjet elektrike të dëmtuara. Nëse janë të dëmtuara mos i përdorni fare;
Asnjëherë mos e prekni prizën, ndërprerësin ose ndonjë pajisje tjetër elektrike me duar të lagura;
Jini të vetëdijshëm që prizat e nxehta mund të jenë një shenjë se instalimi i energjisë elektrike nuk është bërë siç duhet, mos i shfrytëzoni ato derisa një elektricist i kualifikuar të ketë kontrolluar lidhjet;
Mos i ngarkoni prizat me shumë pajisje. Shkyçni pajisjet që nuk i përdorni;
Shmangni lagështinë. Rreziku i goditjes nga energjia elektrike është më i madh në zonat me lagështi;
Gjatë stuhive të mëdha (vetëtimat, bubullimat) mos përdorni pajisje elektrike;
Informohuni se ku ndodhen ndërprerësit/siguresat në rast urgjence;
Etiketoni qartë të gjithë ndërprerësit dhe kutitë e siguresave;