shq eng srb

Këshilla për siguri për fermerët

Me qëllim që të informoheni me masat e sigurisë që duhet të ndërmerren kur punohet pranë shtyllave elektrike, në vijim janë disa këshilla që ju duhet ndjekur:

  • Gjithmonë para se të filloni punën në tokat bujqësore, vini re për ndonjë linjë ajrore elektrike që mund të gjendet pranë jush;
  • Jini të vetëdijshëm për lartësinë e mjetit që po vozisni, në veçanti tek ata me antena të larta;
  • Ashtu si në çdo punë jashtë shtëpisë, kini kujdes që mos të vini pajisje të tilla, si shkallë pranë linjave të energjisë. Mos harroni, materialet jo-metalike, si lëndë druri, degët e pemëve, gomat dhe litarët, mund të bartin energji elektrike në kushte të caktuara;
  • Trajnoni punonjësit sezonal të jenë të vetëdijshëm për rreziqet nga goditjet e mundshme elektrike në fermë, edhe nëse ata punojnë vetëm përkohësisht;
  • Asnjëherë mos tentoni të ngritni ose lëvizni një linjë të energjisë për të kaluar nën të;
  •  Nëse makineria juaj është në kontakt me një përçues elektrik, atëherë qëndroni brenda automjetit tuaj derisa shërbimet e urgjencës të mbërrijnë, nëse nuk ekziston një kërcënim nga zjarri;
  • Në qoftë se bie ndonjë përçues në tokë, nuk duhet ta prekni apo t’i afroheni. Rryma mund të udhëtojë një distancë të konsiderueshme përmes tokës dhe madje edhe më tej, nëse përçuesi ka rënë në objekte metalike.