alert-icon

KESCO përdor Cookie Policy për t'ju ofruar një përvojë më të mirë gjatë shfletimit. Duke e përdorur faqen tonë, ju i pranoni politikat tona për 'cookies'.

shq eng srb
gradient

Konsumatorët e rinj

KESCO ofron shërbime inovative, gjithnjë duke vëzhguar për së afërmi kërkesat e konsumatorëve, cilët do qofshin ata, konsumatorë të rinj, shtëpiak apo komercial

Çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtën e furnizimit me energji elektrike nga KESCO.

Për t’u informuar në hollësi me procedurat se si të bëheni konsumator i ri apo rreth mënyrës së aplikimit për kyçje, si dhe parimeve të përgjithshme mbi kushtet e kyçjes në rrjetin e shpërndarjes apo transmisionit atëherë ju duhet të drejtoheni në:

Të gjithë aplikuesit, qofshin shtëpiak apo komercial (shih më poshtë), pas përmbushjes së kushteve teknike për kyçje në rrjet që duhet të aprovohet nga KEDS, duhet të ndjekin hapat në vazhdim:

  1. Pranimi teknik i lidhjes se re në rrjet i aprovuar nga KEDS, duhet të dorëzohet në sportelet tona, pra në KESCO, pasi që KESCO është përgjegjëse për hapjen e llogarisë së konsumatorëve. 
  2. Nënshkruhet kontrata për furnizim me energji elektrike mes konsumatorit dhe KESCO-s.

 

Pasi ta keni nënshkruar kontratën për furnizim, ju bëheni konsumator i rregullt në KESCO.

Për më shumë, konsumatorët potencial dhe të rinj mund të kontaktojnë kompaninë përmes kanaleve të komunikimit dhe shërbimeve online që i kemi në dispozicion për ju.

Ju mund të na shkruani në e-mailin zyrtar: info@kesco-energy.com, rrjetet sociale, të na telefononi në Qendrën e Thirrjes apo edhe të vizitoni zyrat më të afërta të Kujdesit për Konsumatorë.

Për të marrë më shumë informata rreth funksionimit të kompanisë, tarifave, faturimit dhe informatave të tjera të rëndësishme, ju mund të regjistroheni apo të krijoni llogarinë tuaj në e-Kesco që është versioni ueb i llogarisë së aplikacionit mobil eKesco.

 

Konsumatorët shtëpiak

Për t’u bërë konsumator shtëpiak dhe për të pranuar shërbimet tona, fillimisht ju duhet të aplikoni për kyçje në rrjetin e shpërndarjes, saktësisht në KEDS. Të gjithë hapat e aplikimit dhe procedimit tutje i gjeni në ueb-faqen e KEDS.

Më shumë

Konsumatorët komercial

Për t’u bërë konsumator komercial në KESCO dhe për të pranuar shërbimet tona, fillimisht ju duhet të aplikoni për kyçje në rrjetin e shpërndarjes, saktësisht në KEDS. Mënyrat dhe hapat e aplikimit për konsumatorët komercial, i gjeni në ueb-faqen e KEDS.

Më shumë

Shkarko aplikacionin eKesco