alert-icon

KESCO përdor Cookie Policy për t'ju ofruar një përvojë më të mirë gjatë shfletimit. Duke e përdorur faqen tonë, ju i pranoni politikat tona për 'cookies'.

shq eng srb
gradient

Konsumatorët ekzistues

KESCO përkushtohet për t’ju përmbushur çdo nevojë tuajën për energji elektrike

Banner image

Si konsumator ekzistues, ju mund të keni kërkesa të ndryshme dhe ne punojmë vazhdimisht që të ju ofrojmë zgjidhjet sa më të mira e më të përshtatshme për ju. Për të parashtruar lloje të ndryshme të kërkesave në KESCO, ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1.  Paraqituni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë. Ju mund të shkarkoni paraprakisht formën e kërkesës nga uebfaqja jonë dhe ta sillni atë të plotësuar në sportelet tona.
  2.  Vendosni shenjën e verifikimit (✔️) në katror për të specifikuar llojin e kërkesës/ankesës, siç përshkruhet në formë. Nëse lloji i kërkesës/ankesës tuaj nuk gjendet në listën që ne kemi përgatitur, shëno llojin e kërkesës te "Tjera."
  3.  Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të kërkesës tuaj.
  4.  Nënshkruani formën dhe vendosni datën.
  5.  Dorëzoni formën në sportelin më të afërt të KESCO-s. Gjatë dorëzimit, zyrtari/ja në sportel do t’ju japë një numër reference, me të cilin dëshmohet se keni bërë kërkesë/ankesë në KESCO.

Afati për shqyrtimin e ankesës do të jetë 30 ditë kalendarike, mirëpo nuk do të tejkalojë afatin perfundimtar prej 3 muaj nga data e pranimit dhe regjistrimit të ankesës për raste më të ndërlikuara.

Shkarko aplikacionin eKesco