shq eng srb

Këshilla për siguri brenda shtëpisë

Pajisjet e ndryshme elektrike mund të jenë mjaft të rrezikshme për ne dhe anëtarët tjerë të familjes, po qe se nuk jemi të kujdesshëm. Prandaj, në vijim janë dhënë disa këshilla të përgjithshme për sigurinë brenda shtëpisë:

  • Trupi juaj mund të jetë përcjellës i energjisë elektrike. Kini kujdes që të mos prekni përçuesit e zhveshur;
  • Në rast se një anëtar i familjes është lënduar në një aksident elektrik, menjëherë ndalni furnizimin me energji elektrike dhe kërkoni ndihmë nga shërbimet emergjente;
  • Rrini larg energjisë elektrike dhe të gjitha pajisjeve elektrike kur janë në përdorim, nëse i keni duart e lagura;
  • Shkyçni pajisjet kur i pastroni ose riparoni ato;
  • Gjatë stuhive të erës, të shiut apo vetëtimave, fikni televizorin dhe pajisjet e tjera;
  • Mos lejoni që kafshët shtëpiake të luajnë apo të përtypin kabllot e energjisë elektrike;
  • Asnjëherë mos tentoni të shuani me ujë një zjarr elektrik - përdorni pajisjet e duhura apo kontaktoni zjarrfikësit.