Siguria në punë
Obligim dhe përgjegjësi morale e kompanisë!
KESCO konsideron sigurinë në vendin e punës si pjesë shumë të rëndësishme për secilin punonjës dhe konsumator dhe në këtë aspekt është e përkushtuar që të krijojë kushte të favorshme për të gjithë punëtorët të cilët punojnë në një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm. Shëndeti dhe siguria në punë janë faktorët kryesor për promovimin e mirëqenies të punësuarëve dhe të punëdhënësve. KESCO ka krijuar të gjitha mekanzimat dhe strategjitë e nevojshme drejt masave parandaluese mbi rreziqet eventuale:
- Ofrimi i trajnimeve të vazhdueshme mbi ndihmën e parë dhe sigurinë në punë,
- Kontrollimet vjetore mjekësore për të gjithë stafin,
- Trajtimin e barabartë mes punonjësve,
- Respektimi gjinor dhe etnik, dhe të tjera.