shq eng srb

Pajisjet shtëpiake

Rol jashtëzakonisht të madh në kursimin apo shpenzimin e energjisë elektrike luajnë edhe pajisjet që përdorim në baza ditore në shtëpi

Në vijim gjeni konsumin e energjisë elektrike nga disa pajisje të rëndësishme shtëpiake, i nxjerrë në përqindje nga ekspertët tanë të kursimit. Këto përqindje janë bazuar duke konsideruar mesataren e përdorimit të këtyre pajisjeve si dhe kapacitetin e tyre. Po ashtu, është e rëndësishme ta dini se përllogaritjet më poshtë janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike.

8.66 % e faturës shkon për larjen e rrobave

  • Mënyra e parë e kursimit është përdorimi më i madh i këtyre pajisjeve gjatë tarifës së ulët.
  • Makina për larjen e rrobave shpenzon më pak energji nëse lani rrobat në temperatura më të ulëta.
  • Makinat vendosni në vende të thata e kurrsesi në vende me lagështi, sepse lagështia përçon rrymën dhe paraqet rrezik, gjithashtu kontrolloni a janë në rregull telat e rrymës, kabllot, spinat. Po ashtu kujdesuni që gypat për marrjen dhe zbrazjen e ujit të jenë të vendosura mirë.
  • Preferohet që çdo herë makinat larëse t’i mbushni plot para se t’i lëshoni në përdorim, por nëse makina është gjysmë e mbushur, atëherë përdorni programin ekonomik. Shpenzimi i energjisë elektrike është i njëjtë qoftë me ngarkesë të plotë, qoftë me gjysmë ngarkesë.
  • Makina e rrobave shpenzon energji elektrike për të ngrohur ujin. Nëse e njëjta pajisje i lan rrobat me ujë të ftohtë kjo do të reduktojë koston e shpenzimeve të energjisë elektrike.

7.80% e faturës tuaj mujore shkon për enëlarësen

  • Një përqindje e tillë mund të zvogëlohet nëse enëlarësen nuk e lëshojmë pa qenë e mbushur.
  • Po ashtu, mënyrë tjetër e kursimit është edhe përdorimi i enëlarëses pas orës 22:00 (kur fillon tarifa e ulët).

4.78 % shkon për frigoriferin

  • Në shtëpi frigoriferin mbajeni larg pajisjeve që lirojnë nxehtësi, mbajeni atë në vendin më të ftohtë në shtëpi, kështu kujdeseni që temperaturat e ulëta të qëndrojnë konstant.
  • Përpara se të fusni ushqimin në frigorifer, lëreni të ftohet, ushqimi i nxehtë kërkon më shumë energji elektrike për t’u ngrirë.
  • Mos lejoni lagështi në frigorifer, mbuloni enët e ushqimit, pastroni pikat e ujit nga të gjitha enët dhe shishet që i vendosni në të.
  • Mos lejoni të formohet trashësi e akullit në frigorifer dhe ngrirës, shkrini dhe pastroni ato, sepse do të jenë më efektiv dhe më ekonomik.
  • Derën e frigoriferit apo të ngritësit mbani të hapur sa më pak që është e mundur dhe bëhuni të kujdesshëm që dera të jetë mirë e mbyllur, sepse depërton ajri i ngrohtë dhe humbet freskia, kështu që atyre ju duhet më shumë kohë për të rikthyer gjendjen paraprake.
outlet washing machine