shq eng

Ndriçimi, televizori dhe pajisjet tjera elektronike

A e keni ditur se televizori, ndriçimi dhe pajisjet tjera elektronike janë përgjegjëse për rreth 6.26% të faturës tuaj mujore? 

  •  Zgjidhni poçat e duhur. Llambat LED janë më efiçiente për përdorimin e energjisë elektrike. Ata përdorin 75% më pak energji elektrike sesa llambat inkandeshente dhe zgjasin 25 herë më shumë;
  •  Instaloni sensorë automatikë që funksionojnë me detektim të lëvizjes për ndriçimin e jashtëm;
  •  Fikni kompjuterin gjatë natës. Kompjuterët janë disa nga konsumuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike.
  •  Po ashtu, fikni tërësisht pajisjet si televizorin apo pajisje tjera elektronike kur nuk jeni duke i përdorur, pra mos i leni ata në sleep mode.
  • Nëse nuk jeni në shtëpi fikni kondicionerin e ajrit
  • Mënyra më e mirë për të filluar të kurseni energji elektrike është të fikni dritat në dhomat që nuk i shfrytëzoni;
  • Është gjithashtu e rëndësishme të keni dritë të mjaftueshme në dhomë, as më shumë e as më pak, provoni të keni shpërndarje të barabartë të dritës;
  • Hapni roletat apo perdet e dritareve për të lejuar dritën e diellit të hyjë brenda, ndonjëherë drita e diellit mund të ndriçojë më shumë se llambat e zakonshme;
  • Pastroni pluhurin nga llambat elektrike. Sa më e pastër llamba , aq më shumë dritë përhap në dhomë;
  • Kur jeni duke lexuar në një vend të veçantë ndriçoni vetëm vendin që ju duhet duke e përdorur një llambë tavoline, në vend që të ndriçoni të gjithë dhomën.
  • Fikim pajisjet si televizori apo pajisje tjera elektronike tërësisht kur nuk jemi duke i përdorur, pra të mos i lëmë ato në sleep mode.

*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike.

lights TV

Shkarko aplikacionin eKesco