Ndriçimi, televizori dhe pajisjet tjera elektronike
A e keni ditur se televizori, ndriçimi dhe pajisjet tjera elektronike janë përgjegjëse për rreth 6.26% të faturës tuaj mujore?
- Zgjidhni poçat e duhur. Llambat LED janë më efiçiente për përdorimin e energjisë elektrike. Ata përdorin 75% më pak energji elektrike sesa llambat inkandeshente dhe zgjasin 25 herë më shumë;
- Instaloni sensorë automatikë që funksionojnë me detektim të lëvizjes për ndriçimin e jashtëm;
- Fikni kompjuterin gjatë natës. Kompjuterët janë disa nga konsumuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike.
- Po ashtu, fikni tërësisht pajisjet si televizorin apo pajisje tjera elektronike kur nuk jeni duke i përdorur, pra mos i leni ata në sleep mode.
- Nëse nuk jeni në shtëpi fikni kondicionerin e ajrit
- Mënyra më e mirë për të filluar të kurseni energji elektrike është të fikni dritat në dhomat që nuk i shfrytëzoni;
- Është gjithashtu e rëndësishme të keni dritë të mjaftueshme në dhomë, as më shumë e as më pak, provoni të keni shpërndarje të barabartë të dritës;
- Hapni roletat apo perdet e dritareve për të lejuar dritën e diellit të hyjë brenda, ndonjëherë drita e diellit mund të ndriçojë më shumë se llambat e zakonshme;
- Pastroni pluhurin nga llambat elektrike. Sa më e pastër llamba , aq më shumë dritë përhap në dhomë;
- Kur jeni duke lexuar në një vend të veçantë ndriçoni vetëm vendin që ju duhet duke e përdorur një llambë tavoline, në vend që të ndriçoni të gjithë dhomën.
- Fikim pajisjet si televizori apo pajisje tjera elektronike tërësisht kur nuk jemi duke i përdorur, pra të mos i lëmë ato në sleep mode.
*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike.