Pyetjet më të shpeshta
Aplikacioni mobil eKesco mund të shkarkohet në:
Në Android (PlayStore), iPhone(AppStore), duke kërkuar eKesco.
Pas shkarkimit, regjistrohuni duke plotësuar të dhënat tuaja: Shifrën e konsumatorit, emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit dhe e-mailin tuaj.
Konsumatori në një llogari mund të regjistrojë më shumë se një njehsor. Për informata më të hollësishme mbi regjistrimin dhe përdorimin e aplikacionit mobil eKesco, mund të shkarkoni manualin udhëzues për përdorim të eKesco-s.
Në raste kur harrohet fjalëkalimi apo për arsye tjera të ndryshme ju nuk mund të kyçeni në aplikacionin eKesco, ju lutem dërgoni email në: info@kesco-energy.com, duke përshkruar saktë të dhënat e pikës matëse/njehsorit si dhe të sqaroni çështjen për të cilën nuk mund të kyçeni. Qendra e Thirrjes gjithashtu mund t’ju ndihmojë në rast se hasni në probleme të tilla.