shq eng srb
gradient

Pagesa e energjisë elektrike

Ju mund t’i paguani faturat e energjisë elektrike në mënyra të lehta dhe të llojllojshme. Shikoni opsionet tona të pagesave më poshtë për të gjetur atë që ju përshtatet më së shumti.

KESCO është kompani që ofron shërbime cilësore, të sigurta dhe të arritshme për të gjithë konsumatorët. Ne jemi të përkushtuar drejt ofrimit të zgjidhjeve më të mira dhe inovative për ju, në mënyrë që të jemi më efikas, të kursejmë kohën tuaj, si dhe të lehtësojmë përditshmërinë tuaj duke ju ndihmur t'i zvogëloni kostot.

Që nga privatizimi në maj të vitit 2015, në kuadër të planeve zhvillimore inovative KESCO ka implementuar projekte të shumta të digjitalizuara për faturim dhe pagesa që sot janë në dispozicionin tuaj. Të gjitha këto projekte kanë ndikuar dukshëm në rritjen e kënaqshmërisë dhe besueshmërisë tuaj për shërbimet tona. 

Konsumatorëve u ofrohen këto kanale për pagesa të energjisë elektrike:

  • Arkat e KESCO (harta),
  • Aplikacioni mobil eKesco,
  • Pagesa direkte përmes uebfaqes së KESCO-s (gjej linkun këtu).
  • Bankave komerciale (sporteleve dhe e-banking),
  • Institucioneve financiare jo-bankare,
  • Postës së Kosovës.

Për të kryer pagesat e energjisë elektrike përmes aplikacionit eKesco, ju duhet të shkarkoni aplikacionin në mobilin tuaj. Gjeni më poshtë linqet e nevojshme për ta shkarkuar eKesco-n. Ndërsa, pagesa përmes versionit ueb të këtij aplikacioni mund të bëhet thjeshtë duke përdorur llogarinë e njëjtë që e keni në eKesco.

Shkarko aplikacionin eKesco