alert-icon

KESCO përdor Cookie Policy për t'ju ofruar një përvojë më të mirë gjatë shfletimit. Duke e përdorur faqen tonë, ju i pranoni politikat tona për 'cookies'.

shq eng srb

Tarifat

Tarifat e shitjes me pakicë të energjisë elektrike (tarifat fundore) janë çmimet që konsumatori duhet t’i paguajë për shërbimin e marrë. Ato duhet të jenë të thjeshta, transparente dhe jo-diskriminuese. 

Qëllimi i tarifave është: 

  • Mbulimi i shpenzimeve të arsyeshme;
  • Nxitja e shfrytëzimit efikas të energjisë elektrike; 
  • Përmirësimi i kualitetit të shërbimit me energji elektrike.

Ato duhet t’i ruajnë sinjalet ekonomike dhe të sigurojnë qëndrueshmëri e stabilitet.

Në tregun e rregulluar tarifat fundore përbëhen nga bashkësia e çmimeve që Furnizuesit me Shërbim Universal ua ngarkon konsumatorëve fundor dhe përbëhen nga kostot e blerjes së energjisë elektrike, shërbimet e rrjeteve të transmisionit dhe shpërndarjes, si dhe kostot e furnizuesit për ofrimin e shërbimeve standarde. 

Tarifat e rregulluara përcaktohen konform legjislacionit primar dhe sekondar dhe janë subjekt i aprovimit nga Rregullatori për Energji Elektrike.

not found image

Nuk u gjet!

Shkarko aplikacionin eKesco