Cilat pajisje shfytëzojnë energji elektrike pa dijeninë tuaj?
Po sikur t'ju thoshim se ka "vampirë" në shtëpinë tuaj që “shfrytëzojnë” energjinë elektrike pa dijeninë tuaj duke ndikuar që ju të pranoni fatura më të larta të energjisë elektrike, a do të na besonit?
Ky term është i njohur edhe si “energjia fantazmë” ose “energjia e vampirëve” dhe i referohet energjisë që pajisjet elektrike e përdorin kur janë në modalitetin “standby” ose gjendje gatishmërie, pra kur ato mbeten të kyçura në prizë edhe pasi të jenë karikuar plotësisht.
Për të filluar t’i identifikoni këto pajisje në shtëpinë tuaj, bëni një ekzaminim të thjeshtë. Cilat janë ato pajisje që zakonisht i lini në prizë 24 orë edhe kur nuk ju nevojiten?
Për të gjetur"vampirët" tuaj të energjisë, kërkoni dritën treguese shkëlqyese (zakonisht e kuqe ose e bardhë).
"Vampirët" e zakonshëm përfshijnë: Televizorin, kompjuterin desktop/monitorin, printeri, telefonat kur mbushen, mikrovala, makinat e kafesë, laptopët, tabletët, etj.
Si të kurseni energji në përdorimin e këtyre pajisjeve?
Hiqni nga priza pajisjet e vogla që janë karikuar
Pajisjet si telefonat konsumojnë energji elektrike edhe pasi të jenë mbushur dhe do të vazhdojnë të konsumojnë energji elektrike, për sa kohë që janë të kyçur në prizë.
Tregohuni të zgjuar në lidhje me kabllon vazhduese
Zakonisht një kabllo tradicionale vazhduese ka tri priza që mund të përdoren njëherazi. Kur përdorni një kallbo të tillë, fikja komplete e tij në buton ndërpret energjinë në çdo gjë të kyçur në të.
Aktivizo opsionin e kursimit të energjisë
Disa pajisje, si monitorët e kompjuterëve, mund të programohen që të "flenë" pas një periudhe më të gjatë pasiviteti. Nëse nuk ju pëlqen që t’i hiqni pajisjet nga priza, përdorni në vend të kësaj opsionin e kursimit të energjisë, duke i pasivizuar ato.
Programoni në mënyrë proaktive
Bëhuni një ekspert në programimin e termostatit tuaj dhe merrni kontrollin kur ngrohja dhe ajri i kondicionuar janë duke punuar. Nëse nuk keni termostat të programueshëm për ngrohjen tuaj, lexoni më shumë këtu.
Përdorni pajisje efiçiente
Përdorni pajisjet ENERGY STAR® ose ato me më shumë +++. Këto pajisje janë më efikase në energji dhe përdorin më pak energji në përgjithësi.
Shuma që paguani për pajisjet efiçiente mund të ju duket e madhe fillimisht, por kursimet në kostot e energjisë për jetëgjatësinë e pajisjes e bëjnë diferencën.
Mos lejoni që energjia e vampirëve të thithë para nga buxheti juaj. Riktheni të hollat që po ju ikin duke adaptuar këshillat më lart dhe juve do ju pret një e ardhme më e mirë në relacion me kursimin e energjisë dhe faturat tuaja mujore.
Hapi i radhës
Nëse keni dyshime mbi shpenzimet e energjisë elektrike, ju mund të konsultoheni me një elektricist ose këshilltar të energjisë.
Ata mund të analizojnë përdorimin e energjisë së një familjeje, duke bërë vlerësimin e pajisjeve elektrike në shtëpinë tuaj, duke inspektuar sistemet e ngrohjes dhe aspektet tjera që lidhen me shpenzimin e energjisë. Pastaj ata ulen me ju, ndajnë gjetjet e tyre dhe bëjnë rekomandime se si të veproni më tutje.