Si konsumator ekzistues, ju mund të keni kërkesa të ndryshme dhe ne punojmë vazhdimisht që të ju ofrojmë zgjidhjet sa më të mira e më të përshtatshme për to. Për të parashtruar lloje të ndryshme të kërkesave në KESCO, ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Paraqituni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë. Ju mund të shkarkoni paraprakisht formën e kërkesës nga uebfaqja jonë dhe ta sillni atë të plotësuar në sportelet tona.
- Vendosni shenjën e verifikimit (✔️) në katror për të specifikuar llojin e kërkesës/ankesës, siç përshkruhet në formë. Nëse lloji i kërkesës/ankesës tuaj nuk gjendet në listën që ne kemi përgatitur, shëno llojin e kërkesës te "Tjera."
- Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të kërkesës tuaj.
- Nënshkruani formën dhe vendosni datën.
- Dorëzoni formën në sportelin më të afërt të KESCO-s. Gjatë dorëzimit, zyrtari/ja në sportel do t’ju japë një numër reference, me të cilin dëshmohet se keni bërë kërkesë/ankesë në KESCO.
Afati për shqyrtimin e ankesës do të jetë 30 ditë kalendarike, mirëpo nuk do të tejkalojë afatin perfundimtar prej 3 muaj nga data e pranimit dhe regjistrimit të ankesës për raste më të ndërlikuara.