alert-icon

KESCO përdor Cookie Policy për t'ju ofruar një përvojë më të mirë gjatë shfletimit. Duke e përdorur faqen tonë, ju i pranoni politikat tona për 'cookies'.

shq eng srb
gradient

Kush jemi ne

KESCO – Lider në energji, frymëzim për të ardhmen

KESCO është një nga aktorët kryesorë në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë, duke siguruar një furnizim të sigurt, të besueshëm dhe të qëndrueshëm për mbi 700,000 konsumatorë, përfshirë familjet, bizneset dhe institucionet publike. Si një partner i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, KESCO mbetet një shtyllë e progresit të qëndrueshëm në Kosovë.

E themeluar më 1 janar 2015, KESCO operon si Furnizues i Shërbimit Universal, duke u mbështetur në përvojën dhe ekspertizën ndërkombëtare të konsorciumit prestigjioz Limak dhe Çalik. Kompania respekton standardet ndërkombëtare, duke ofruar shërbime cilësore dhe të orientuara drejt konsumatorit.

Shërbime të përqendruara te konsumatori

KESCO ka revolucionarizuar përvojën e konsumatorëve, duke ofruar qendra moderne të shërbimit dhe duke integruar teknologji të avancuara për zgjidhje të shpejta dhe të lehta:

  • Platformat Digjitale: Aplikacioni eKESCO dhe integrimi me eKosova mundësojnë transaksione të sigurta dhe fleksibile në kohë reale.
  • Qendra e Thirrjeve: Sistemi modern IVR dhe mbështetja në kohë reale i vendosin konsumatorët në qendër të vëmendjes.
  • Shërbime për Bizneset: Linja të dedikuara për bizneset mbështesin rritjen e ndërmarrjeve dhe fuqizojnë ekonominë lokale.

Për më tepër, KESCO operon me 26 qendra të kujdesit ndaj klientëve dhe 29 pika pagese në mbarë Kosovën, duke siguruar qasje të lehtë për të gjithë konsumatorët. Departamenti i tregtimit garanton furnizim të mjaftueshëm me energji çdo ditë, duke siguruar vazhdimësinë e shërbimit.


Përkushtim për cilësinë dhe qëndrueshmërinë

KESCO operon në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, duke implementuar certifikime ISO për menaxhim cilësor dhe të qëndrueshëm. Ky përkushtim pasqyron angazhimin e saj për të ofruar shërbime të sigurta, efikase dhe të besueshme për të gjithë konsumatorët.

Në vitin 2024, KESCO u bë kompania e parë e energjisë në Kosovë që publikoi një Raport të Qëndrueshmërisë, duke vendosur standarde të reja për transparencën dhe përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë mjedisore, ekonomike dhe sociale. Ky raport nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të KESCO për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për konsumatorët dhe komunitetin më gjerë.


Përkushtimi për Barazi dhe Fuqizimin e Grave

Gratë luajnë një rol thelbësor në KESCO, duke përfaqësuar më shumë se gjysmën e stafit dhe duke mbajtur pozita të rëndësishme vendimmarrëse. Si nënshkruesi i parë në Kosovë i parimeve të UN Women, KESCO është e përkushtuar për të krijuar një mjedis të drejtë dhe fuqizues për të gjithë. Këto parime udhëheqin praktikat më të mira për të avancuar barazinë gjinore dhe përfshirjen.


Frymëmarrje Gjelbër

E ardhmja jonë është e gjelbër.

KESCO përqafon qëndrueshmërinë përmes përpjekjeve të vazhdueshme për të minimizuar ndikimin mjedisor:

  •  Të gjitha automjetet e kompanisë janë elektrike, duke kontribuuar në reduktimin e ndotjes.
  •  Kompania mbështet iniciativat për energjinë e ripërtëritshme dhe inkurajon përdorimin e burimeve të qëndrueshme.

Këta hapa janë një dëshmi e përkushtimit të KESCO-së ndaj mjedisit dhe gjeneratave të ardhshme.


Partneritet për një të ardhme më të mirë

Me një strukturë të integruar vertikalisht dhe një përkushtim të fortë ndaj inovacionit dhe cilësisë, KESCO qëndron pranë konsumatorëve në çdo hap të rrugëtimit të tyre. Partneritetet strategjike me institucionet shtetërore, financiare dhe jo-financiare e bëjnë shërbimin më të qasshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë.


Banner image

Misioni ynë

Të ofrojmë furnizim të qëndrueshëm, të pandërprerë dhe cilësor me energji elektrike për çdo konsumator, duke nxitur zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe duke kontribuuar në mirëqenien shoqërore.

Vizoni ynë

Të jemi lider i padiskutueshëm për furnizim me energji elektrike në Kosovë, duke përdorur teknologjinë më të avancuar dhe duke ofruar përvojën më të mirë të shërbimit ndaj klientit.

Vlerat që na udhëheqin

  • Përkushtimi ndaj Konsumatorit – Konsumatorët janë në qendër të operacioneve të KESCO-s, me shërbime të përshtatura për të përmbushur nevojat e tyre në mënyrë profesionale.
  • Transparencë & Llogaridhënie – Komunikimi i hapur dhe i ndershëm ndërton besimin me të gjitha palët e interesuara. KESCO respekton standardet ndërkombëtare të certifikuara nga ISO, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe përputhshmëri në të gjitha operacionet.
  • Inovacion & Progres – Ne besojmë në fuqinë e inovacionit për të përmirësuar jetën. Duke kërkuar vazhdimisht zgjidhje më të zgjuara dhe duke avancuar teknologjinë, KESCO është në pararojë të krijimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe efikase për të gjithë.
  • Qëndrueshmëri Mjedisore – Jemi të përkushtuar për të mbrojtur planetin për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Përkushtimi ynë ndaj qëndrueshmërisë mjedisore na shtyn të përdorim burimet në mënyrë të përgjegjshme, të ulim ndikimin tonë karbonik dhe të promovojmë praktika që përfitojnë, si natyrën ashtu edhe shoqërinë. Si kompania e parë energjetike në Kosovë që ka publikuar një Raport të Qëndrueshmërisë, KESCO vendos standarde të reja për transparencën dhe llogaridhënien në ndikimin mjedisor, ekonomik dhe atë shoqëror.
  •  Përkushtimi ndaj Punonjësve – Punonjësit janë asetet më të vlefshme të KESCO-s. Kompania promovon një mjedis mbështetës, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt rritjes, duke investuar në zhvillimin e tyre profesional dhe personal.
  •  Dinjiteti & Respekti për Njeriun – Ne besojmë në vlerën e secilit individ. Në KESCO, i trajtojmë të gjithë – konsumatorët, punonjësit dhe partnerët – me respekt, ndjeshmëri dhe dhembshuri, duke siguruar dinjitet dhe drejtësi në të gjitha ndërveprimet tona.
  • Drejtësi & Integritet – Të udhëhequr nga parimi i drejtësisë, ne veprojmë me ndershmëri dhe integritet, duke mbajtur veten përgjegjës ndaj standardeve më të larta etike. Jemi transparentë në veprimet dhe vendimet tona, duke ndërtuar besim përmes drejtësisë dhe konsistencës.
  •  Përfshirja & Solidariteti – Në KESCO, ne festojmë diversitetin dhe qëndrojmë të bashkuar në solidaritet me të gjitha komunitetet. Jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës, ku të gjithë, veçanërisht personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet e nënpërfaqësuara, ndihen të vlerësuar, të respektuar dhe të fuqizuar për të marrë pjesë plotësisht.
  • Shpërndarja & Fuqizimi i Komunitetit – Ne besojmë në fuqinë e ndarjes së njohurive, mundësive dhe suksesit. Ne kontribuojmë aktivisht në mirëqenien e komuniteteve që shërbejmë, duke nxitur rritjen dhe fuqizimin e individëve për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të ndritur.