KONTRATA ME KESCO – Obligim ligjor
Të gjithë konsumatorët e KESCO duhet të konsiderojnë renovimin e kontratës me KESCO. Përditësimi i të dhënave dhe nënshkrimi i kontratës me të dhëna të sakta është OBLIGIM LIGJOR.
Kategorizimi i konsumatorëve për përditësim të të dhënave dhe nënshkrim të kontratës me të dhëna te sakta është paraqitur në rubrikat në vijim.
Përditësimi i të dhënave
KONSUMATORË SHTËPIAKË
- Kur duhet ndryshuar numri i telefonit, adresa, dhe emaili, atëherë konsumatori me kopje të letërnjofimit paraqitet në zyret e kujdesit për konsumatorë për të nënshkruar kontratën për furnizim me energji elektrike me të dhëna të përditësuara.
- Në qoftë se ka person të autorizuar, nevojitet edhe autorizimi i noterizuar.
- Për ndërrimin e adresës, ju nevojitet edhe vërtetimi nga komuna përkatëse!
KONSUMATORË BIZNESORË
- për të ndërruar numrin e telefonit, adresën dhe email-in, atëherë konsumatori me kopje të letërnjofimit paraqitet në zyret e kujdesit për konsumatorë për të nënshkruar kontratën për furnizim me energji elektrike me të dhëna të përditësuara.
- Certifikata e biznesit (jo më e vjetër se 6 muaj).
- Në qoftë se ka person të autorizuar nevojitet edhe autorizimi i noterizuar.
- Për ndërrimin e adresës, ju nevojitet edhe vërtetimi nga komuna përkatëse!
KONSUMATORË SHTËPIAKË
Renovimin e kontratës për ndryshim të emrit, mund ta bëni në këto dy raste:
-
Me akt noterial të trashëgimisë;
-
Me certifikatë të vdekjes së personit, certifikatë familjare dhe dëshminë për posedimin e pronës.
KONSUMATORË BIZNESORË
Renovimin e kontratës për ndryshim të emrit, mund ta bëni në këto dy raste:
-
Me akt noterial të trashëgimisë;
-
Me certifikatë të vdekjes së personit, certifikatë familjare dhe dëshminë për posedimin e pronës;
-
Certifikata e biznesit (jo më e vjetër se 6 muaj).
KONSUMATORË SHTËPIAKË
Dokumentet që ju nevojiten për përditësimin e të dhënave në këtë rast:
- Kontrata e shit-blerjes e noterizuar;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Nëse ka person të autorizuar, nevojitet autorizimi i noterizuar.
KONSUMATORË BIZNESORË
Dokumentet që ju nevojiten për përditësimin e të dhënave në këtë rast:
- Kontrata e shit-blerjes e noterizuar;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Certifikata e biznesit (jo më e vjetër se 6 muaj);
- Nëse ka person të autorizuar, nevojitet autorizimi i noterizuar.
KONSUMATORË SHTËPIAKË
Dokumentet që ju nevojiten për përditësimin e të dhënave në këtë rast:
- Kontrata qirasë e noterizuar;

VËMENDJE: Secili konsumator duhet të bëjë përditësimin e të dhënave në qytetin ku e posedon pronën dhe njehsorin për atë pronë.