alert-icon

KESCO përdor Cookie Policy për t'ju ofruar një përvojë më të mirë gjatë shfletimit. Duke e përdorur faqen tonë, ju i pranoni politikat tona për 'cookies'.

shq eng
gradient

questions

Fushat kryesore te CSR te KESCO

Që nga fillimi i operimit të saj, KESCO ka zbatuar qindra projekte dhe iniciativa për komunitetin. Këto përpjekje janë në përputhje me objektivat tona për të krijuar ndikim të qëndrueshëm dhe për të kontribuar në një shoqëri të fuqizuar dhe të qëndrueshme.


Strategjia jonë e CSR fokusohet në pesë fusha kryesore:

  • Qëndrueshmëria mjedisore
  • Investimi në të ardhmen e Kosovës
  • Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave
  • Shëndeti dhe mirëqenia sociale
  • Angazhimi i punonjësve dhe zhvillimi i komunitetit

Që nga fillimi i operimit të saj, KESCO ka zbatuar qindra projekte dhe iniciativa për komunitetin bazuar në këto fusha kyçe. Këto përpjekje janë në përputhje me objektivat tona për të krijuar ndikim të qëndrueshëm dhe për të kontribuar në një shoqëri të fuqizuar dhe të qëndrueshme.

Fushat kryesore dhe projektet e CSR të KESCO

Qëndrueshmëria mjedisore

KESCO është e përkushtuar për të promovuar praktika të qëndrueshme mjedisore, për të reduktuar ndikimin ekologjik dhe për të rritur ndërgjegjësimin për kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Ne besojmë se mbrojtja e planetit është përgjegjësi e përbashkët. Në KESCO, ne promovojmë në mënyrë aktive nisma të gjelbra, duke përfshirë si punonjësit ashtu edhe komunitetin në përpjekjet për qëndrueshmëri.

Iniciativat kyçe:

  • Angazhimi për Ditën e Tokës: Pjesëmarrje vjetore në aktivitetet për Ditën e Tokës, përfshirë mbjelljen e pemëve dhe pastrimin e hapësirave publike, me përfshirje aktive të punonjësve.
  • Ndërgjegjësim për Efiçiencën e Energjisë: Fushata të vazhdueshme që kanë edukuar 3,000 nxënës të shkollave fillore përmes ligjëratave mbi kursimin e energjisë dhe sigurinë nga rryma elektrike.
  • Transport i gjelbër & Energji e Rinovueshme: Përdorimi i veturave elektrike në kompani, instalimi i stacioneve të karikimit dhe vendosja e paneleve diellore për të promovuar zgjidhje miqësore me mjedisin.
  • Mbrojtja e biodiversitetit: Bashkëpunim me aktivistë dhe organizata mjedisore për të mbrojtur shpendët migrues, siç është shpendi “Griffon” në Kamenicë, si dhe ndërtimi i foleve për lejlekë në shtyllat elektrike në rajonin e Kaçanikut.
  • Mbjellje pemësh në shkolla dhe në Fakultetin e Inxhinierisë, me përfshirjen e studentëve të KEDS Academy për të promovuar vetëdijen pë mbrojtjen e mjedisit dhe hapësirat e gjelbra.
Investimi në të ardhmen e Kosovës

Në KEDS, ne e dimë se e ardhmja e Kosovës është në duart e të rinjve. Prandaj po investojmë në arsim, inovacion dhe qasje digjitale për të siguruar që gjenerata e ardhshme të jetë e fuqizuar, e aftë dhe e gatshme për të udhëhequr sektorin e energjisë në Kosovë dhe më gjerë. Përmes programeve edukative, përfshirjes digjitale dhe trajnimeve profesionale, synojmë të pajisim të rinjtë me njohuritë, aftësitë dhe mundësitë që u nevojiten për të lulëzuar në një industri që po zhvillohet me shpejtësi dhe për të kontribuar në një të ardhme të qëndrueshme.

Iniciativat kyçe të ndërmarra deri në vitin 2024:

  • Programi i praktikës dhe mentorimit në KESCO-s: Mundësi praktike, mentorim dhe trajnime profesionale për studentë, përfshirë pjesëmarrës nga KEDS Academy.
  • Nisma Girls TECH: Inkurajimi i vajzave për të ndjekur karriera në IT përmes praktikave, mentorimit dhe mundësive të punësimit.
  • Infrastrukturë & Qasje Digjitale: Krijimi i 25 laboratorëve kompjuterikë në shkolla fillore, renovimi i shkollave dhe dhurimi i kompjuterëve, tabletëve dhe printerëve për komunitetet në nevojë.
  • Biblioteka & Hapësira Mësimore: Nisma për dhurimin e librave nga punonjës vullnetarë për të themeluar biblioteka në shkolla dhe qendra rinore, duke përmirësuar qasjen në arsim.
  • Ligjërata mbi Efiçiencën dhe Sigurinë e Energjisë: Punëtori vjetore për nxënësit që mbulojnë tema për rreziqet elektrike, kursimin e energjisë dhe sigurinë në vendin e punës.
Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave

Si kompania e parë në Kosovë që ka nënshkruar Shtatë Parimet e OKB-së për Gratë, KEDS është thellësisht e përkushtuar ndaj barazisë gjinore, duke synuar të krijojë mundësi për gratë në udhëheqësi, në STEM dhe në biznes, duke ndërtuar një vend pune gjithëpërfshirës dhe mbështetës. Përmes avokimit, veprimeve konkrete dhe politikave të punës, ne jemi të përkushtuar të fuqizojmë gratë, të sigurojmë përfaqësim të barabartë dhe të nxisim ndryshime sistematike që forcojnë diversitetin dhe gjithëpërfshirjen në të gjitha nivelet e organizatës sonë. KEDS ka zbatuar me sukses dhjetëra projekte dhe iniciativa që synojnë jo vetëm krijimin e një vendi pune të drejtë, por edhe fuqizimin e komunitetit më të gjerë, duke siguruar që barazia gjinore të jetë e integruar si në kulturën tonë të brendshme ashtu edhe në ndikimin shoqëror.

Iniciativat kyçe të ndërmarra deri në vitin 2024:

  • Gratë në Udhëheqësi: Me 50% të Bordit Drejtues të KESCO-s që përbëhet nga gra dhe me 80% përfaqësim në pozita menaxheriale, kompania promovon udhëheqje të balancuar gjinore dhe mundësi të barabarta në të gjitha nivelet.
  • Promovimi i Grave në STEM: Ngjarjet vjetore si “Prezanto Profesionin e Inxhinierisë për Vajzat” dhe “Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë” frymëzojnë vajzat e reja.
  • Fushata Ndërgjegjësimi & Avokimi: Pjesëmarrje në iniciativa globale si “16 Ditët e Aktivizmit” për ndërgjegjësimin ndaj dhunës me bazë gjinore.
  • Mbështetje në vendin e punës: Dhoma për gjidhënie, trajnime për barazi gjinore dhe mekanizma raportimi që sigurojnë një ambient pune gjithëpërfshirës dhe mbështetës.
  • Mbështetje për bizneset e grave: Asistencë për ndërmarrjet e drejtuara nga gra dhe bashkëpunime me kooperativa të grave për fuqizim ekonomik.
  • Praktika, Mentorim dhe Trajnime Praktike: Mbështetje për studentë vendorë dhe ndërkombëtarë përmes praktikave dhe mentorimeve, përfshirë bashkëpunimet me MCA (projekti “Gratë në Energji”) dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës (projekti “Gratë Globale në Inxhinieri”).
  • Vetëvleresimi i kompanisë sa i përket barazisë gjinore 2025
  • Publikimi i Planit Aksional 2025 për Barazi Gjinore dhe Gjithëpërfshirje
  • Kampanjë në rrjete sociale për barazinë gjinore të udhëhequr nga CEO, me mesazhe të të gjitha niveleve të kompanisë
  • Vizita të organizuara me nivelin udhëheqës të prirë nga zëvëndës drejtoresha e KESCO, nëpër të gjitha distriktet, me të gjithë punëtorët, për të treguar përkushtimin e udhëheqësisë së KESCO për barazi gjinore dhe gjithëpërfshirje
Shëndeti dhe mirëqenia sociale

Kujdesi për punonjësit dhe komunitetin është një nga shtyllat kryesore të misionit tonë, teksa synojmë të promovojmë një ambient pune të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës përmes mirëqenies, kujdesit parandalues shëndetësor dhe iniciativave të përgjegjësisë shoqërore. Që nga viti i parë i operimit tonë, kemi ndërmarrë shumë aktivitete për të mbështetur shëndetin e punonjësve, për të nxitur përfshirjen në vendin e punës dhe për të zgjeruar njohuritë në komunitetin e gjerë. Përmes këtyre iniciativave, ne promovojmë mirëqenien, rrisim ndërgjegjësimin dhe kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të fuqizuar.

Iniciativat kyçe të ndërmarra deri në vitin 2024:

  • Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit: Fushata në nivel kompanie, ditë pushimi për kontrolle parandaluese dhe sesione edukative me profesionistë të shëndetit. Mesazhe ndërgjegjësimi përmes faturave të energjisë për të gjithë konsumatorët.
  • Fushata për Dhurimin e Gjakut: Pjesëmarrje e rregullt e punonjësve në dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
  • Mbështetje për Grupet e Ndjeshme: Donacione për qendra terapie për autizëm, mundësi punësimi për persona me sindromën Down dhe ndihmë për qendrat pediatrike.
  • Mbështetje gjatë COVID-19: Donacion i 50 kompjuterëve për SOS Fshatrat për të mundësuar mësimin online gjatë pandemisë.
Angazhimi i punonjësve dhe zhvillimi i komunitetit

Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontributit ndaj komunitetit, dhe në KESCO, angazhimi me komunitetin udhëhiqet nga vetë punonjësit tanë përmes iniciativave që promovojnë përgjegjësinë shoqërore dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Që nga dita e parë e operimit tonë, kemi siguruar përfshirjen aktive të punonjësve në pothuajse të gjitha iniciativat, duke forcuar rëndësinë e vullnetarizmit, punës në grup dhe ndikimit kolektiv. Duke punuar së bashku, jo vetëm që forcojmë komunitetet tona, por edhe kultivojmë një kulturë përgjegjësie dhe solidariteti, duke u siguruar që çdo veprim të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe domethënës.

Iniciativat kyçe të ndërmarra deri në vitin 2024:

  • Përgjegjësia Mjedisore: Punonjësit angazhohen në fushata për ndërgjegjësimin për kursimin e energjisë dhe pastrimin e mjedisit.
  • Mbështetje për Komunitetin: Përkrahje për gratë sipërmarrëse, investime në infrastrukturën rurale dhe zhvillim i zgjidhjeve energjetike për komunitetet në nevojë.
  • Edukimi dhe Ndërgjegjësimi: Fushata për kursimin e energjisë si “Java e Madhe e Kursimit të Energjisë” dhe ligjërata të rregullta që kanë arritur mbi 3,000 nxënës të shkollave fillore.
  • Mbështetje gjatë COVID-19: Donacione me kompjuterë të riparuar për SOS Fshatrat për të mbështetur arsimin online.
  • Projekte për gjithëpërfshirje: Bashkëpunim me Down Syndrome Kosova për iniciativa artistike të drejtuara nga komuniteti.
  • Zhvillimi i Infrastrukturës: Themelimi i laboratorëve të IT-së në shkolla, krijimi i bibliotekave dhe dhurimi i librave për qendrat rinore.
  • Biodiversiteti dhe Mjedisi: Projekte për ruajtjen e natyrës si ndërtimi i foleve për shpendin “Griffon” dhe lejlekët në shtyllat elektrike.
  • Alpinizëm Urban për Ndërgjegjësim: Aktivitet bashkëpunues me Grupin Alpin dhe FSK-në për nderimin e punonjësve shëndetësorë gjatë COVID-19 dhe për ngritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Shkarko aplikacionin eKesco