Komunikimi me konsumatorët, më i lehtë se kurrë
KESCO, kompania kosovare për furnizim me energji elektrike ju shërben mbi 600 mijë konsumatorëve, ndër ta një numër i konsiderueshëm edhe nga diaspora.
38 arka në qytete të ndryshme të vendit janë në shërbim të konsumatorëve (shih Na kontaktoni), krahas shërbimeve të shumta online që ofrohen çdo ditë.
Duke parë përdorimin vazhdimisht në rritje të platformave virtuale për kryerjen e pagesave, parashtrimin e kërkesave dhe shërbimeve tjera, KESCO është fokusuar të avancojë edhe anën virtuale të shërbimeve.
Aplikacioni eKesco dhe faqja Pagesa direkte janë dy nga këto mënyra virtuale, të cilët po shfrytëzohen sidomos në këto ditë të nxehta vere nga konsumatorët lokal dhe mërgimtarë.
Aplikacioni eKesco është një aplikacion i besueshëm dhe i sigurtë që u zhvillua në vitin 2018, i cili ofron shërbimet si: krahasim të shpenzimeve, kalkulim të shpenzimeve, pagesa të energjisë elektrike, njoftime për punime, etj,
Që nga atëherë, shërbimet virtuale janë sofistikuar varësisht nga nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve, kështu duke ua lehtësuar marrjen e informatave mbi 74.000 mijë përdoruesve aktiv, të cilët po preferojnë mënyrën virtuale për të komunikuar me KESCO.
Po ashtu, faqja ‘Pagesa direkte’ të cilën mund ta gjeni në ballinë të uebfaqes www.kesco-energy.com, është një tjetër platformë efikase e specifikuar për realizimin e pagesave të energjisë elektrike virtualisht, njëherit duke kursyer kohën dhe energjinë tuaj.
Shfrytëzoni këto mundësi të shpejta dhe të lehta tani!