Kërkesa për aktivizim të llogarisë në KESCO
Nëse keni ndërruar vendbanim apo keni mbyllur përkohësisht biznesin tuaj, dhe si rezultat keni pasivizuar llogarinë tuaj në KESCO, të njëjtën mund ta ri-aktivizoni nëse e njëjta llogari ka qëndruar e pasivizuar për jo më gjatë se 24 muaj.
Nëse koha që një llogari ka qëndruar pasive është më e gjatë se 24 muaj, atëherë ju duhet ta ndiqni procedurën e njëjtë me atë për Lidhje të Reja, megjithëse për kërkesat e tilla nuk do të aplikohet tarifa e kyçjes.
Ndërsa, ri-aktivizimi i llogarisë tuaj në KESCO brenda afatit të paracaktuar kohor, bëhet duke bërë kërkesë në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë, në zyrat e KESCO-s në distriktin tuaj.
Për ta bërë këtë kërkesë ju duhet të:
- Të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë.
- Të keni me vete një dokument identifikues, si dhe autorizimin noterial nëse aplikoni për dikë tjetër.
- Plotësoni formën e kërkesës, duke shënuar qartë shifrën konkrete të llogarisë që dëshironi ta aktivizoni dhe dorëzojeni këtë formë në sportelet e KESCO-s.
- Në rastet kur ka ndërrim të emrit nga emri i mëparshëm, aplikohen kushtet e njëjta sikurse te kërkesat për ndërrimin e emrit.
Vini re, se nëse llogaria që doni ta aktivizoni gjendet në emrin e një personi që ka ndërruar jetë, atëherë ju duhet ta sillni certifikatën e vdekjes të atij personi, si dhe certifikatën personale të personit që aplikon, përmes së cilës vërtetohet se ju jeni trashëgimtar.
Aktivitetet në terren që ndërlidhen me aktivizimin e llogarisë kryhen nga ana e Operatorit të Sistemit ndërsa, implementimi i të dhënave në databazë dhe njoftimi i konsumatorit për statusin e kërkesës bëhet nga ana e KESCO-s.
Pas dorëzimit të kërkesës tuaj, ajo do të analizohet nga ekspertët përkatës dhe nëse konstatohet se janë përmbushur kushtet konform rregulloreve në fuqi, ekipi i operimeve në terren udhëzohet ta instalojë njehsorin në lokacionin tuaj.
Aktivizimi i llogarisë tuaj do të zgjasë jo më shumë se 30 ditë nga momenti që keni bërë kërkesën në sportelet tona.
Ndërsa shpenzimet përkatëse do t’ju faturohen së bashku me faturën e parë të shpenzimit të energjisë elektrike të marrë nga konsumatori.
Urime! Llogaria juaj tanimë është aktivizuar dhe ju mund të filloni të konsumoni energji elektrike!