
Të gjitha bizneset pa përjashtim duhet ti sjellin dokumentet e ATK-së për të qenë pjesë e tarifave të rregulluara
Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, KESCO sqaron që në bazë të vendimit të ZRRE-së, të gjitha që nuk i kanë më tepër se 50 punëtorë apo kanë më pak se 10 milionë euro qarkullim mund të vazhdojnë furnizimin me tarifa të rregulluara.
Por, për të vazhduar furnizimin me tarifa të rregulluara përmes furnizimit universal, të gjitha kompanitë pa perjashtim duhet t’i sjellin dëshmitë nga ATK deri më 21 mars 2025
Këto dy dokumente duhet të sjellen në njërën nga qendrat e shërbimit me konsumatorë të KESCO-s që gjenden anëkend Kosovës ose në email adresën e dedikuar komerciale@kesco-energy.com
Pra, këtë obligim nuk e kanë vetëm bizneset që i arrijnë këta parametra, por të gjitha bizneset pa përjashtim.
Nëse deri më datën e caktuar nuk sjellen, atëherë bizneset duhet ta kenë të qartë që në bazë të vendimit të ZRrE-së, do të klasifikohen në mënyrë automatike si biznese që i plotësojnë kriteret për të mos qenë pjesë e tarifave të rregulluara dhe obligativisht duhet të dalin në treg të hapur, ku do të vendosin vet prej kujt të furnizohen me tarifa të parregulluara.
Këto kushte nuk janë të ndërlidhura. Nëse një biznes ka më tepër se 50 punëtorë, por ka qarkullim nën 10 milionë, do të jetë pjesë e tregut të hapur. Njëjtë edhe e kundërta, pra nëse ka nën 50 punëtorë dhe mbi 10 milionë euro qarkullim, prapë llogaritet që i plotëson kushtet që obligativisht të jetë pjesë e tregut të hapur.
Në bazë të vendimit të ZRrE-së, bizneset që i plotësojnë të paktën njërin nga dy parametrat, do të bëhen pjesë e tregut të hapur nga data 1 qershor 2025.
Ky është hapi i dytë i liberalizimit të tregut, që vije disa vjet pas liberalizimit të konsumatorëve të kyçur në nivelin 110 kV, ku janë konsumatorë industrialë. Nëpër këtë proces kanë kaluar deri tash shumica e vendeve të rajonit. E fundit është Shqipëria, që ka liberalizuar bizneset nga data 1 janar e këtij viti.