
Prill 03, 2025
Rikujtim për përfundimin e afatit për dorëzimin e dokumenteve nga bizneset e vogla
KESCO njofton të gjitha bizneset e vogla (më pak se 50 punëtorë dhe qarkullim nën 10 milionë euro vjetor) që afati për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për vazhdimin e furnizimit me energji elektrike me tarifa të rregulluara është të hënën, më 7 prill.
Për të shmangur kalimin në tregun e hapur të energjisë, këto biznese duhet të dëshmojnë se mund të vazhdojnë të furnizohen me tarifa të rregulluara nga KESCO, duke
dorëzuar vetëm dy dokumente:
- Certifikatën e biznesit me numrin unik
- Shifrën e konsumatorit të energjisë elektrike
Tri mënyra si mund të aplikoni:
- Aplikimi online përmes web faqes: https://openmarket.kesco-energy.com/business/create
- Dërgoni në emailin: komerciale@kesco-energy.com
- Vizitoni Qendrat e Shërbimit me Konsumatorë të KESCO-s në gjithë Kosovën
Për çdo paqartësi mos hezitoni të na shkruani në: komerciale@kesco-energy.com