
Pse duhet t’i përditësojmë të dhënat personale në KESCO?
Sa herë që e ndërroni numrin e telefonit, email adresën ose adresën ku ju banoni (që i bie ndërron edhe shifra e njehsorit ose matësit të energjisë elektrike), është thelbësore të siguroheni që informatën e re ta përditësoni në KESCO, ashtu siç do i përditësoni të dhënat në bankë dhë në kompani tjera prej të cilave ju merrni shërbime të vazhdueshme.
Për shembull, nëse KESCO vendos të ju informojë në lidhje me ndonjë njoftim me rëndësi në lidhje me furnzimin tuaj me energji elektrike, ne duhet t’i kemi të dhënat tuaja më të fundit të përditësuara. Pa i pasur këto informacione, na e bën të vështirë t'ju kontaktojmë me risitë ose njoftimet rreth llogarisë tuaj.
Informacionet tuaja aktuale duke përfshirë emrin, adresën e banimit, numrin e telefonit, email adresën aktive, shifra e faturës së konsumatorit (njehsori), etj. duhet të mbahen të përditësuara për shkak të shumë arsyeve.
Më poshtë ne kemi përpiluar një listë me pesë arsyet/benefitet më të mëdha për të mbajtur të përditësuar të dhënat tuaja personale.
- Njoftime në kohë për ndryshime të rëndësishme rreth llogarisë tuaj në KESCO;
- Respektim i rregulloreve ligjore;
- Mbrojtja nga mashtrimet ose SCAMS;
- Të dhëna të sigurta;
- Përfitimi i granteve qeveritare.
Njoftime në kohë për ndryshime të rëndësishme në llogari
Mbajtja e informacioneve të përditësuara mundëson që ju të merrni njoftime në kohë dhe të ndërmerrni veprimet e duhura sipas nevojës.
Informatat e përditësuara na nevojiten për të ju njoftuar rreth gjërave me rëndësi për llogarinë tuaj, si p.sh. datat e skadimit të kontratës, përditësime rreth tarifave, prezantimet e reja të veçorive të shërbimeve të shpejta digjitale për ju, si aplikacioni eKesco, kërkesa dhe ankesa në lidhje me shërbimet tona, duke përfshirë faturimin ose furnizmin me energji.
Të dhëna të sigurta
Përditësimi i informacionit është një hap proaktiv që duhet ta ndërmerrni për të siguruar një përvojë të qetë dhe të personalizuar mbi llogarinë tuaj. Të dhënat tuaja personale trajtohen në mënyrë të sigurt dhe përditësimi i informacionit të tyre ndihmon në rritjen e masave të sigurisë.
Informacioni i përditësuar i llogarisë do të thotë që ndonjë informacion me rëndësi për të dhënat tuaja personale, do të përfundojë në duar të sigurta.
Mbrojtja nga mashtrimet ose SCAMS
Përditësimi i informacionit personal ndihmon në rritjen e masave të sigurisë dhe në parandalimin e mashtrimeve/SCAMS.
Informacioni i përditësuar, si adresa, emaili, dhe numrat e telefonit, mund të përdoren për qëllime të verifikimit të identitetit dhe për të ju paralajmëruar për çdo aktivitet të dyshimtë në lidhje me llogarinë tuaj.
Respektim i rregulloreve ligjore
Industria e energjetikës ka kërkesa ligjore për mbajtjen e të dhënave të sakta të konsumatorëve. Sigurimi që informacionet personale janë të përditësuara do të thotë që ju i respektoni rregulloret, duke ju shmangur shkeljeve ligjore.
Për të marrë përditësime ligjore në kohën e duhur ne duhet t’i kemi në dosje fizike, një numër telefoni ose adresën tuaj të fundit, pra të përditësuar. P.sh nëse njehsori nuk është në emrin tuaj, ju nuk mund të bëni kërkesë ose ankesë për dikë tjetër (bartësin e njehsorit), sepse ndalohet me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ky ligj luan një rol jetik në mbrojtjen e të dhënave të konsumatorëve dhe siguron që ne si kompani të jemi të përgjegjshëm në ruajtjen e këtyre të dhënave.
Përfitimi i granteve qeveritare
Nëse njehsori nuk është në emrin e poseduesit, ju nuk mund të jeni përfitues i granteve qeveritare dhe joqeveritare. Përditësimi i të dhënave ju siguron që informacionet tuaja të sakta dhe relevante të ju mundësojnë që të kualifikoheni legjitimisht për të aplikuar në lloje të ndryshme të granteve ose subvencioneve të jashtme.