
Liberalizimi i tregut energjetik - Bizneset që mund të vazhdojnë furnizimin me tarifa të rregulluara
KESCO si Furnizues i Shërbimit Universal njofton se që nga data 1 qershor 2025, me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), të gjithë konsumatorët komercialë që kanë qarkullim vjetor më të madh se 10 milionë euro, ose më tepër se 50 punëtorë do të dalin në treg të hapur, pra do ta kenë të obligueshme ta zgjedhin vet furnizuesin.
Të gjitha bizneset e vogla si kafiteritë, kiosqet, butiqet, sallonet e bukurisë, marketet e të tjera, duhet të vërtetojnë se nuk i tejkalojnë këto kritere, për të vazhduar furnizimin në KESCO me tarifa të rregulluara. Pra, ata duhet të sjellin dëshmi në KESCO me këto dokumente:
1. Certifikata e biznesit me numrin unik
2. Shifra e konsumatorit (psh. DPR1234)
Afati i fundit për të dorëzuar këto dokumente pranë zyrave të KESCO-s, ose përmes email-it zyrtar komerciale@kesco-energy.com, është data 7 Prill 2025
Përgjigjet për pyetjet më të shpeshta lidhur me liberalizimin e tregut i gjeni në këtë link:
https://www.kesco-energy.com/shq/qendra-e-ndihmes/pyetjet-e-shpeshta/
Ndërkaq, nëse keni pyetje shtesë lidhur me këtë proces, na shkruani në komerciale@kesco-energy.com