
Konsumatorët po përditësojnë të dhënat e tyre në KESCO
Informata të rëndësishme për përditësimin e të dhënave si konsumatorë
- Ju keni njehsor, por nuk është në emrin tuaj;
- Ju keni ndryshuar vendbanimin;
- Keni qiramarrës;
- Nuk e kemi numrin tuaj të saktë të telefonit, apo
- Keni blerë ose shitur shtëpinë.
Këto situata dhe shumë të tjera mund t'ju lënë të painformuar dhe të përballeni me shumë disavantazhe të tjera.
Përditësimi I të dhënave tek furnizuesi është obligim ligjor i cili duhet të përmbushet prej secilit konsumatorë. Shpeshherë konsumatorët ballafaqohen me shumë disavantazhe ose mungesë informacioni, pikërisht për shkak të mos përditësimit të dhënave me kohë me furnizuesin, në këtë rast KESCO-n. Psh: nuk e keni pranuar faturën, për shkak të mos përditësimit të adreses ku banoni, apo nëse nuk keni pranuar ndonjë informatë, për shkak të mos përditësimit të numrit tuaj të telefonit.
Por, pse është e rëndësishme të përditësoni të dhënat tuaja si konsumatorë?
- Obligim ligjor
Përditësimi i të dhënave është obligim ligjor i cili duhet të përmbushet. Sipas ligjit sekondar nëse konsumatorri nuk nënshkruan kontratë brenda 15 ditëve nga data e lajmërimit, atëherë shkyçen nga rrjeti elektrik. - Pranoni faturën e energjisë në vendin ku jetoni
Ka ndodhur që nuk e keni pranuar faturën e energjisë elektrike në vendbanimin tuaj? Kjo për shkak se nuk e keni përditësuar informatën e saktë të adreses se ku ju banoni. Prandaj, është tejet e rëndësishme që të bëni përditësimin e të dhënave tuaja. - Merrni informata të shpejta
Por, kjo mund të mos ndodhë në qoftë se nuk e keni përditësuar numrin tuaj të telefonit. Me siguri ju ka ndodhur që pasi keni ndërruar numrin e telefonit, nuk keni marrë informata nga KESCO për çështje të ndryshme. Për t’I pranuar këto informata gjithmonë duhet të përditësoni edhe numrin e telefonit tuaj. - Përfitoni nga skema e subvencioneve
Në qoftë se keni aplikuar për subvencione të ndryshme të cilat ndërlidhen me sektorin e energjisë, por ajo nuk është proceduar tutje, atëherë është për shkak të mos përditësimit të të dhënave tuaja. Prandaj, mos humbisni mundësi të tilla dhe përditësoni të dhënat në kohë! - Paraqitja e kërkesave apo ankesave
Asnjërën nga këto dyja nuk mund t’I realizoni nëse nuk I keni përditësuar të dhënat. Në këtë mënyrë as zyrtarët tanë nëpër qendrat tona anekënd Kosovës, nuk mund ta pranojnë dhe ta procedojnë tutje kërkesën apo ankesën tuaj. Na bëni të lehtë komunikimin me ju, dhe përfundoni procesin e përditësimit të dhënave. - Askush nuk mund të ju lë borxhe
Në raste të qiradhënies, mund të ndodhë që qiraxhiu mund të ju lë borxhe ndaj KESCO-s, dhe kjo ndodhë pikërisht se nuk janë përditësuar të dhënat. Në qoftëse se përditësoni të dhënat dhe e kaloni emrin e njehsorit në emrin e qiraxhiut, kjo nuk nënkupton se bëhet pronar I baneses apo shtëpisë, por vetëm pronar I njehsorit elektrik. Kjo gjë mund të ndryshohet me përfundimin e kontratës suaj me qiraxhiun. Nëse nuk bëhet përditësimi dhe ju keni borxh të grumbulluar, pronari i baneses I cili është edhe pronar i njehsorit elektrik, mund të ndiqet nga përmbaruesi
Prandaj për t’u siguruar se ju do të merrni shërbimin më të mirë nga KESCO, ju duhet të bëni përditësimin e të dhënave. I gjithë ky proces nuk kërkon numër të madh dokumentash, e as nuk ju merr shumë kohë. Është proces i thjeshtëzuar dhe I kategorizuar për secilin varësisht se çfarë është e nevojshme. kategori varësisht
Përditësimi i të dhënave tuaja nuk është vetëm i dobishëm; është gjithashtu kërkesë ligjore. Qëndroni të informuar për më shumë informacione në ditët në vijim.
Përditësimi i informacionit tuaj na ndihmon t'ju shërbejmë më mirë!