
Bizneset mund ti dërgojnë dokumentet online në platformën e KESCO-s
Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, KESCO ka lehtësuar aplikimin online për bizneset që plotësojnë kriteret për të vazhduar furnizimin me tarifa të rregulluara. Pos bizneseve të mëdha që plotësojnë kushtet që domosdoshmërisht të dalin në treg të hapur, të gjitha bizneset që dëshirojnë të vazhdojnë të furnizohen sikur deri tash, janë të obliguara ta dërgojnë në KESCO certifikatën e biznesit me numrin unik dhe shifrën e konsumatorit të energjisë elektrike të biznesit përkatës.
Aplikimi direkt mund të bëhet në platformën online të cilën mund ta gjeni në këtë link: https://openmarket.kesco-energy.com/business/create. Pra, këto dokumente duhet ti dërgojnë bizneset që llogariten të vogla, që kanë më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve dhe përfundimin e aplikimit është 7 prilli 2025. Kjo mundësi aplikimi online vjen si një mundësi për të përshpejtuar dhe për të lehtësuar të gjithë procesin, duke mundësuar një qasje më të shpejtë dhe efikase për të gjitha bizneset.
Për çdo informacion shtesë, bizneset mund të kontaktojnë KESCO përmes email: komerciale@kesco-energy.com