Mbahet ngjarja "Një Kosovë, ku profesioni nuk njeh gjini"
Ngjarja "Një Kosovë, ku profesioni nuk njeh gjini” u organizua me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, nën ombrellën e Ministrisë së Ekonomisë dhe u mbajt dje në ambientet e Kino Armatës në Prishtinë, nga ora 12:00 deri në 14:00.
Në këtë ngjarje janë organizuar një numër i fjalimeve nga gra e vajza të sektoreve, të cilët i mbulon Ministria e Ekonomisë si Energjia dhe sektore të tjera.Për të treguar storien e suksesit përmes një fjalimi motivues dhe individual e ftuar në panel ishin Drejtoresha e Departamentit për Shërbim ndaj Konsumatorit, Tarifa dhe Çështje Rregullative në KESCO, Rudina Heroi, e cila në lidhje me temën theksoi:
Pjesë e panelit ishte edhe Drejtoresha për Cilësi, Siguri dhe Trajnime, Valbona Kadrijaj nga KEDS, e cila tha:
"Vajzat duhet të besojnë te vetja, të mësojnë më shumë dhe t’i largojnë paragjykimet. Fatmirësisht, përqindja e vajzave po rritet edhe nga programet tona, siç është KEDS Academy. Me përfundimin e programit vajzat kanë pasur mundësi të zhvillojnë karrierën profesionale. Ato, me përvojën e fituar në kompani, kanë arritur të promovohen në pozita udhëheqëse."
“Ne duhet t’i motivojmë dhe t’i përkrahim vajzat që të zgjedhin profesione të tilla, duke filluar prej familjes. Unë si model e kam pasur nënën time (Shqipe Luzha Heroi), si inxhinierja e parë e mekanikës në Kosovë. Unë besoj fuqishëm se ne më së shumti inspirohemi nga njëra-tjetra.”
Qëllimi i mbajtjes së kësaj ngarjeje është nxitja e pjesëmarrjes së grave në sekorët që tradicionalisht dominohen nga burrat dhe mbështetja e grave në profesione të tilla, përmes mentorimit dhe programeve mbështetëse.