shq eng srb
gradient

Pagesat e faturave

Ju mund t’i paguani faturat e energjisë elektrike në mënyra të ndryshme. Shikoni opsionet tona të pagesave dhe gjeni atë që ju përshtatet më shumë.

KESCO është kompani që ofron shërbime cilësore të sigurta dhe të arritshme për të gjithë konsumatorët. Ne jemi të përkushtuar drejt ofrimit të zgjidhjeve më të mira dhe inovative për ju, në mënyrë që të jemi më efikas, të lehtësojmë perditshmërinë tuaj, kursejmë kohën dhe zvogëlojmë kostot.

KESCO që nga privatizimi në maj të vitit 2015 në kuadër të planeve zhvillimore inovative ka implementuar projekte të shumta të digjitalizuara për faturim dhe pagesa që SOT janë në dispozicionin tuaj. Të gjitha këto projekte kanë ndikuar dukshëm në rritjen e kënaqshmërisë dhe besueshmërisë tuaj për shërbimet tona. 

Konsumatorëve u ofrohen këto kanale për pagesa të energjisë elektrike:

  • Arkave të KESCO (harta),
  • Aplikacionit mobil eKesco,
  • Ueb-faqes së KESCO,
  • Bankave komerciale (sporteleve dhe e-banking),
  • Institucioneve financiare jo-bankare,
  • dhe përmes Postës së Kosovës.

Për të kryer pagesat e energjisë elektrike nëpërmjet aplikacionit eKesco, ju duhet të shkarkoni aplikacionin në mobilin tuaj. Gjeni më poshtë linqet e nevojshme për ta shkarkuar eKesco-n. Ndërsa, pagesa përmes versionit ueb është e thjeshtë dhe mund të bëhet duke përdorur llogarinë e njëjtë që e keni në eKesco.

Shkarko aplikacionin eKesco