alert-icon

KESCO përdor Cookie Policy për t'ju ofruar një përvojë më të mirë gjatë shfletimit. Duke e përdorur faqen tonë, ju i pranoni politikat tona për 'cookies'.

shq eng
gradient

Projekte tjera

KESCO përkushtohet të ju mbajë të informuar rreth projekteve dhe progresit tonë të vazhdueshëm në të mirë të komunitetit

Kjo sepse lidhjet solide me komunitetin janë ndër faktorët primarë të suksesit të qëndrueshëm të kompanisë. Ne tashmë kemi një strategji të qartë sa i përket kontributit në shoqëri. Komuniteti ku operojmë mbetet ekosistemi ku kompania jonë ushtron vlerat dhe kontribuon për vite me radhë në segmente të ndryshme.

Që nga operimi kemi filluar me pjesëmarrje dhe organizime të shumta brenda dhe jashtë kompanisë. Duke filluar nga aktivitetet edukativo-arsimore, pjesëmarrje aktive në diskutime dhe tryeza të rrumbullakëta, avancimin e vajzave dhe grave në sektorin energjetik dhe deri tek aktivitetet më humane, siç janë dhurimi i gjakut, etj.

Të gjitha këto aktivitete janë tashmë traditë në kompaninë tonë.

questions

KESCO ka ndërmarrë një sërë hapash dhe aktivitetesh konkrete për të këshilluar konsumatorët që të përdorin energjinë elektrike në mënyrë sa më efiçiente

Aktivitetet e KESCO-s për Efiçiencë të Energjisë Elektrike

KESCO ka ndërmarrë një sërë hapash dhe aktivitetesh konkrete për të këshilluar konsumatorët që të përdorin energjinë elektrike në mënyrë sa më efiçiente. Përdorimi efikas i energjisë sjell fatura më të ulëta por në të njëjtën kohë kontribuon në ruajtjen e ambientit. Për të vetëdijësuar komunitetin rreth konsumit të energjisë elektrike KESCO ka:

  • Organizuar ligjërata për Efiçiencë të Energjisë Elektrike - Në këto ligjërata kanë marrë pjesë më shumë se 500 nxënës të shollave fillore, ku është diskutuar roli i energjisë elektrike si dhe janë dhënë shumë këshilla për format e kursimit të energjisë elektrike.
  • Ka vizituar konsumatorët derë më derë duke shpërndarë këshilla në konsumin efikas të energjisë elektrike.
  • Ka përpiluar broshura me këshilla kursimi për fëmijë, kështu duke vetëdijësuar ata rreth energjisë elektrike qysh nga një moshë e re.

KESCO do të vazhdojë të organizoj fushata të ndryshme të cilat kanë për temë diskutimi efiçiencën e energjisë elektrike, në mënyrë që konsumatorët tanë të jenë sa më efikas në përdorimin e saj.

smiles

KESCO shënoi Ditën Botërore të Buzëqeshjes

Në Ditën Botërore të Buzëqeshjes, kolegët tanë kanë pranuar mesazhe inkurajuese për të filluar ditën me buzëqeshje e pozitivitet. Kjo ditë shënohet më 1 tetor në mbarë botën dhe këtë vit është shënuar edhe në KESCO.

Të gjithë e dimë se të qeshurit ta zgjat jetën. Kjo është përkrahur edhe nga një studim në Universitetin e Londrës, që thotë se të qeshurit ta ulë rrahjen e zemrës dhe zvogëlon tensionin e gjakut, duke e relaksuar kështu trupin tonë. 

Këtë vit më shumë se asnjëherë, njerëzimi ka pasur nevojë për buzëqeshje, andaj kartolinat e përgatitura me dashuri që mbanin shkrimin: “Na mungon buzëqeshja jote", sado pak i bënë punëtorët tanë të buzëqeshur qysh në mëngjes.

KESCO kujdeset për mirëqenien e punëtorëve dhe sot më shumë se kurrë ne jemi pranë njëri-tjetrit

Java e Kursimit të Energjisë Elektrike

Java e Kursimit të Energjisë fillon më datën 18 janar dhe përfundon më 24 të po këtij muaji.

Kjo është një fushatë ndërkombëtare që ka për qëllim të ndihmojë të gjithë njerëzit, të zvogëlojnë faturat e energjisë elektrike dhe të vetëdijësojnë ata lidhur me kursimin e energjisë elektrike.

Reduktimi i konsumit të energjisë çon përfundimisht te faturat më të ulëta dhe mund të arrihet shumë lehtë përmes veprimeve të përditshme që ne bëjmë në shtëpitë tona.

Për të ndihmuar konsumatorët tanë të bëjnë pikërisht këtë, KESCO nëpërmjet fushatave të ndryshme informon dhe edukon ata në këtë aspekt.

#BigEnergySavingWeek

Shkarko aplikacionin eKesco