Kontrollo kilovatët e shpenzuar me eKesco
Sipas ndryshimeve në strukturën tarifore, kosumatorët të cilët nuk kalojnë shpenzimin mujor mbi 800 kWh, do të paguajnë faturat me tarifën e vjetër apo pa rritje.
Ndërsa konsumatorët të cilët tejkalojnë mbi 800 kWh, do të paguajnë me tarifën e re që ka hyrë në fuqi nga data 9 shkurt 2022.
Në bazë të analizave dhe matjeve tona, gjatë sezonit dimëror të vitit 2021 përafërsisht 79% e konsumatorëve shtëpiak në KESCO kanë shpenzuar më pak se 800 kWh brenda një muaji. Përderisa, 21% e konsumatorëve shtëpiak kanë shpenzuar më shumë se 800 kWh.
Kështu, nëse ju jeni në kategorinë e dytë dhe shpenzoni 850 kWh në muaj, atëherë 800 kWh paguhen me çmimet e tarifës s çmime së vjetër, ndërsa 50 kWh paguhen me tarifën së re. Për t'i kontrolluar kilovatët që jeni duke i shpenzuar në shtëpinë tuaj për një muaj, ju lusim të hapni llogari në aplikacionin eKesco.
Të gjithë konsumatorët, e në veçanti ata të cilët shpenzojnë 800 kWh, është me rëndësi të kursejnë dhe kontrollojnë shpenzimet e tyre ditore. Për të lexuar këshilla shumë të dobishme rreth kursimit të energjisë elektrike, vizitoni Këshillat tona të kursimit.