
"eKesco" një aplikacion që sjellë njehsorin elektrik në telefon
“EKesco” quhet aplikacioni që u mundëson konsumatorëve të paguajnë faturat e energjisë elektrike online, si dhe të jenë të informuar për çdo zhvillim që lidhet me furnizimin me energji elektrike. Aplikacioni eKesco është paraparë të jetë një aplikacion gjithëpërfshirës, në mënyrë që konsumatorët të marrin informatat dhe shërbimet e nevojshme përmes telefonit mobil.
Këtë mision, ky aplikacion po e përmbush me sukses, duke ofruar të gjitha informata në një vend. Konsumatorët që tashmë kanë llogari në eKesco, marrin njoftime në baza mujore mbi faturën e re të energjisë elektrike. Ky aplikacion ndër të tjerat ofron informata për faturat, borxhin e papaguar, shkyçjet dhe rikyçjet, për ndërprerjet e rrymës për shkak të punimeve në rrjet, dhe shumë të tjera.
KESCO ka lansuar këtë aplikacion në të dy platformat Google Play dhe App Store, për t’i ofruar klientëve të vet mundësi që të kryejnë punë nga rehatia e shtëpisë së tyre. “Ne jemi kujdesur që aplikacioni të jetë lehtë i qasshëm dhe i përdorshëm. Për këtë arsye, presim që ai të gjejë përdorim të gjerë te konsumatorët,” thotë Naxhije Pajaziti-Arifaj, Drejtoreshë e Komunikimeve.
Aplikacioni lejon disa persona të hapin llogari me njehsorin e njëjtë dhe një përdorues mund të ketë një ose më shumë njehsorë të regjistruar në atë llogari. Kështu përdoruesit do të jenë të mund të menaxhojnë shpenzimet e tyre dhe obligimet ndaj KESCO-s. Për të gjithë ata që ende nuk e kanë shkarkuar:
Android: http://bit.ly/eKesco-Android iOS: http://bit.ly/eKesco-iOS