Përgjegjësia shoqërore
KEDS shtron iftar për qytetarë
28-07-2013
Për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, stafi i KEDS shtron iftar për qytetarët, në shenjë respekti për besimtarët islamë, të cilët po agjërojnë këtë muaj të shenjtë. Ky është një akt i bamirësisë dhe tolerancës fetare, kur dihet së në këtë muaj të madhërishëm e gjithë bota shpirtërore besimtare islame përkushtohet thellësisht për shëndet, mirëqenie dhe lumturi për të gjithë besimtarët. Muaji i Ramazanit është një rit madhështor e kuptimplotë. Në këto ditë besimtarët islam ngritin lart sakrificat dhe përmes kësaj sfide, ata dëshmojnë dhe forcojnë besimin te Zoti. Me këtë rast stafi i KEDS i uron qytetarëve agjërim të lehtë, dhe kudo të mbretërojë fryma e mirësisë, solidaritetit dhe tolerancës.

 
Keds Call Center
Shërbime online
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00