Lajme & Ngjarje
KEDS KESCO dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi 30-07-2015

Me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të operimeve, përkatësisht shkyçjes, sot KEDS dhe KESCO nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me Policinë e Kosovës. Marrëveshja parasheh asistimin e policisë në aktivitetet e shkyçjes për rastet që paraqesin rrezikshmëri për KEDS dhe KESCO, si dhe publikun, duke respektuar procedurat, kompetencat dhe autorizimet që dalin nga ligjet e vendit.

Zhvillimi pa pengesë i aktiviteteve të shkyçjes të operatorit të furnizimit dhe distribucionit, është në dobi të shtetit të Kosovës dhe në veçanti, të paguesve të rregullt të energjisë elektrike. Është e rëndësishme që të paguhen me kohë faturat e energjisë elektrike me qëllim që i gjithë sektori i energjisë në Kosovë të funksionojë.

Dëshirojmë të informojmë të gjithë konsumatorët se procesi i kyçjes dhe shkyçjes bëhet në parim me procedurat e përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të Republikës së Kosovës dhe KEDS / KESCO janë të obliguar të respektojnë këto procedura. KEDS dhe KESCO synojnë të jenë sa më afër konsumatorëve, andaj lusim të gjithë që të kontaktojnë zyrat e KEDS dhe KESCO për çdo paqartësi ose brengë dhe i sigurojmë të gjithë që të gjitha kërkesave do t’u përgjigjemi me përgjegjësinë më të lartë.

KEDS dhe KESCO falënderojnë mbështetjen që Policia e Kosovës i ofron në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të marra për distribuim dhe furnizim me energji elektrike të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në veçanti, përshëndesim çdo iniciativë që është për mbajtjen e rendit dhe qetësisë dhe funksionimin sa më të mirë të shtetit të Republikës së Kosovës.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00