Lajme & Ngjarje
Furnizimi me energji në Kosovë është stabilizuar nga pasditja e ditës së enjt 24-07-2015

Në orët e hershme të mëngjesit, respektivisht në ora 4 të mëngjesit, jemi informuar nga KEK-u për kthimin në prodhim të njërës njësi të termocentralit “Kosova A”.

Dëshirojmë të falenderojmë KEK-un për arritjen e tyre inspiruese për kthimin e një njësie në prodhim duke ndihmuar kështu edhe balancimin e sistemit energjetik në Kosovë.

Ashtu siç kemi bërë dje, në raste të tilla emergjente, ne do të qëndrojmë pranë konsumatorëve dhe do të gjejmë zgjidhjet më të mira të mundshme vetëm që devijime të tilla të paplanifikuara të mos ndikojnë në furnizimin e rregullt me energji elektrike.

Për më shumë, dje në orët e pasdites kemi arritur të realizojmë import të konsiderueshëm dhe të kushtueshëm të energjisë elektrike, për të siguruar furnizim të rregullt me energji elektrike, përderisa furnizimi i rregullt po vazhdon edhe sot.

Siç kemi sqaruar edhe dje, në raste të tilla emergjente shpesh devijimet mund të shkaktojnë problem edhe në realizimin e importit emergjent të nevojshëm, por sidoqoftë, si sektor energjetik kemi dëshmuar që qëndrojmë pranë konsumatorëve dhe në mënyrë proaktive kemi ndërmarrë të gjitha hapat për të siguruar furnizim të rregullt.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00