Derisa ishim në pritje të kthimit të njësisë A5 të KEK në prodhim, ashtu siç ishte paralajmëruar dhe planifikuar për sot, sot në mëngjes jemi lajmëruar për ndërprerje të përkohshme të prodhimit në njësinë B1 në KEK që do të bëhet nga dita e diel, 12 korrik 2015. Nga KEK jemi informuar që kjo ndërprerje bëhet me qëllim të riparimit emergjent dhe se njësia pritet të kthehet në prodhim ditën e mërkurë, më 15 korrik 2015.
Si gjithnjë, gjatë ditës së sotme ne kemi përfunduar procedurat e importit të kushtueshëm të energjisë elektrike me qëllim që kjo ndërprerje të mos ndikojë në furnizimin e rregullt me energji elektrike dhe me qëllim të mbulimit të mungesës së kapaciteteve energjetike për shkak të ndërprerjes se punës së njësive prodhuese në KEK, duke shpresuar që prodhimi në njësinë A5 të rifillojë sa më shpejtë që është e mundur.
Në ndërkohë, duke qenë se jemi në prag të festës së Bajramit kur konsumi rritet jashtëzakonisht shumë, i lusim të gjithë konsumatorët të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale e me përgjegjësi. Kursimi, përveç që ndihmon sektorin e energjisë në këto ditë të vështira, reflekton edhe në faturat mujore të secilit konsumatorë.