Lajme & Ngjarje
KEDS dhe KESCO apelojnë për kujdes nga personat që paraqiten rrejshëm 30-04-2015

KEDS dhe KESCO kërkojnë nga konsumatorët që të kenë kujdes të shtuar ndaj individëve që kanë qëllim dëmtimin e tyre material.

Konsumatorët duhet të shmangin tentativën e mashtrimit përmes paraqitjeve të rrejshme të personave se gjoja janë punëtorë të KEDS-it dhe KESCO-s.

Raste të tilla janë të papranueshme dhe duhet të adresohen tek organet kompetente, të rendit dhe të drejtësisë.

KEDS dhe KESCO kanë të ndërtuar një sistem unik për punëtorët, përmes pajisjes me uniforma specifike dhe me karta identifikuese. Vetëm atyre duhet t’u lejohet qasja në pronat e konsumatorëve.

Ndërsa, sa i përket faturave të energjisë elektrike, nuk mund të bëhet asnjë pagesë kesh tek asnjë individ. Pagesat e energjisë elektrike kryhen vetëm në sportelet e kompanisë dhe të kontraktorëve. Prandaj, konsumatorët nuk duhet në asnjë mënyrë të paguajnë nëse u kërkohet nga ndonjë individ në terren. Madje, çdo tentim mashtrimi duhet ta raportojnë menjëherë.

KEDS dhe KESCO kanë të ndërtuara standarde të larta etike dhe ato i zbatojnë të gjithë punëtorët. Këto standarde bazohen në ndërtimin e partneritetit me konsumatorë. Në këtë situatë, luftimi i dukurive negative mbetet përkushtim i përbashkët, në mënyrë që të mos ketë hapësirë për dëmtime nga individë keqbërës. 

I lusim të gjithë konsumatorët kur shohin ndonjë rast të dyshuar që të telefonojnë  menjëherë në qendrën tonë te thirrjeve (tel. 038 501 701 1000 ose 038 791 000) për të konfirmuar apo për të  na informuar. 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00