Lajme & Ngjarje
Probleme në KEK, importi i pamundur për shkak të problemeve teknike 24-02-2015

Në orët e mëngjesit të ditës së sotme jemi lajmëruar nga KEK-u për ndërprerje të prodhimit në njësinë A4 të Termocentralit “Kosova A” për shkak të problemeve teknike, që ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike.

KESCO është angazhuar menjëherë dhe ka bërë përpjekje për të siguruar energji elektrike shtesë nga operatorët ekonomik, mirpo problemet teknike të shfaqura në Sistemin e Operatorit të Sërbisë (EMS) kanë bërë të pamundur që për momentin të bëhet nominimi i transaksionit. Si pasojë e kësaj KESCO dhe në këtë rast edhe konsumatorët do të përballet me mungesë të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme.

Sipas informatës që kemi marr nga KEK-u, blloku do të jetë disa ditë jashtë prodhimit. Fatmirësisht, për nesër transaksioni është siguruar dhe KESCO do të ketë të mundur të importojë energjinë e disponueshme në treg dhe konsumatorët nuk do të përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Duke marr parasysh situatën e krijuar, njëkohësisht konsumin e lartë të energjisë elektrike në këto ditë dimri, lusim të gjithë qytetarët të kursejnë energjinë elektrike që për momentin nuk është e mjaftueshme për shkak të rrethanave të jashtme të krijuara.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00