Lajme & Ngjarje
Në kushte të vështira atmosferike KEDS reagon dhe rregullon prishjet në afat rekord 12-01-2015

Grupi i krizave, i krijuar nga KEDS për t’u përballur në mënyrë sa më efikase me pasojat e temperaturave të ulëta që mbizotërojnë aktualisht në Kosovë dhe në kushte të vështira atmosferike, ka treguar rezultate të mrekullueshme kundrejt rregullimit të prishjeve që u shkaktuan nga erërat e forta dhe të reshurat atmosferike.
 
Në afat të shkurtë kohor, gjendja tanimë po përmirësohet në gjithë vendin. Sipas informative të ekipeve në terren, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme dhe të pandërprerë nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në kushte jashtëzakonisht të rënda duke përfshirë edhe rrugë të pakalueshme, si dhe  në saje të përkrahjes që i është dhënë ekipeve të prishjeve nga ekipet e mirëmbajtjes, KEDS ka arritur që të rregullojë afro 90 për qind të prishjeve të natës së mbrëmshme deri në këto momente, deri sa gjendja në gjithë vendin po përmirësohet me intensitet të shpejtë dhe në afat të shkurtër kohor.
 
Rrjeti ynë i trashëguar nuk i bëri ballë presionit të erërave të forta që madje dëmtoi edhe shtëpi dhe objekte tjera. Nga 150 prishje sa janë lajmëruar gjatë natës së mbrëmshme, si pasojë e erërave të forta, 125 prej tyre tanimë janë rregulluar, ndërsa në 25 prishjet e fundit ekipet janë ende duke punuar.
 
Varësisht nga niveli dhe lloji i prishjes, disa nga prishjet kanë marrë më shumë kohë për t’u rregulluar e disa janë rregulluar më shpejtë. Tanimë prishjet vazhdojnë të jenë të limituara dhe kryesisht për shkak të mungesës së qasjes së punëtorëve të KEDS në vend-ngjarje për shkak të gjendjes së rrugëve dhe pamundësisë për të transportuar pajisjet. Në disa raste, punëtorët  tanë madje kanë bartur  me duar shtyllat dhe pajisjet edhe gjatë natës për shkak të  terrenit të pakalueshëm nga bora e acari  vetëm e vetëm që prishjet të rregullohen.
 
Falënderojmë të gjithë punëtorët e KEDS në terren për punën e palodhshme si dhe qytetarët e shumtë që kanë lajmëruar prishjet dhe kanë asistuar me qëllim të sanimit të gjendjes.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00