Pyetje të shpeshta
1. Si të bëhem konsumator shtëpiak i KESCO?

Për t’u regjistruar si konsumator i ri shtëpiak, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues. Nga ekipet e KESCO do të bëhet pranimi teknik. Pastaj do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me energji elektrike.

KESCO-i do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve, prej pranimit të kërkesës për kyçje. Pas kësaj, konsumatori do të ketë status legal dhe mund t’i gëzojë të gjitha të drejtat sipas kontratës së nënshkruar për furnizim me energji elektrike. Për më shumë informata lexo

2. Si të bëhem konsumator komercial?

Që të regjistroheni si konsumator i ri, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues dhe çertifikatën e biznesit. Nga ekipet e KESCO do të bëhet pranimi teknik. Pastaj, do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me energji elektrike.

KESCO-i do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve, prej pranimit të kërkesës për kyçje. Pas kësaj, konsumatori do të ketë status legal dhe mund t’i gëzojë të gjitha të drejtat sipas kontratës së nënshkruar për furnizim me energji elektrike. Për më shumë informata lexo

3. Si ta realizoj një kërkesë në KESCO?

Të gjithë Ju që jeni konsumatorë të KESCO Sh.A. mund të bëni kërkesa për shërbime të ndryshme. Stafi i KESCO Sh.A. do të përpiqet që këto kërkesa t’i realizojë sa më shpejt, duke respektuar Legjislacionin në fuqi, në bazë të të cilit edhe funksionon KESCO-i. Të gjitha kërkesat tuaja mund t’i paraqitni duke plotësuar formularin në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë. Mënyra tjetër është të dërgoni kërkesën tuaj me postë elektronike në adresën contactcenter@kesco-energy.com apo përmes web-faqes www.kesco-energy.com te fusha IDEJA IME. Për më shumë informata lexo

4. Si të bëj një sugjerim, njoftim apo ankesë?

Për të bërë një sugjerim, njoftim apo ankesë, Ju mund t’i paraqitni ato në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve.
Mënyra tjetër është të dërgoni me postë elektronike në adresën contactcenter@kesco-energy.com, apo përmes web-faqes
www.kesco-energy.com
te fusha IDEJA IME.
Për më shumë informata lexo

5. Si të bëj një sugjerim, kërkesë, kompliment apo ankesë për shërbimet e ofruara nga stafi i KESCO?

Për të bërë një sugjerim, kërkesë, kompliment apo ankesë Ju mund ta paraqitni atë duke e plotësuar formularin përkatës dhe ta vendosni në kutitë e sugjerimeve nëpër të gjitha distriktet/nëndistriktet e KESCO.

6. Ku mund të raportoj një keqpërdorim nga ana e zyrtarit të KESCO apo edhe nga ana e qytetarëve?
KESCO Sh.A. ka njësinë e Auditimit të Brendshëm, e cila kujdeset që kompania të jetë profitabile dhe në shërbim të konsumatorëve. Për çfarëdo sjellje jo të mirë apo veprime të kundërligjshme; si nga punëtorët e kompanisë apo edhe nga qytetarë jo të ndërgjegjshëm, ju mund të raportoni në numrat tonë të telefonit dhe me postë elektronike që mund t’i gjeni në webfaqe të KESCO, në rubrikën Lajmëro keqpërdorimin!
7. Ku mund të gjej informata lidhur me faturën e energjisë elektrike?

Fatura e energjisë elektrike çdo fillim të muajit ju vjen në shtëpinë tuaj. Mundësi tjetër është edhe marrja e faturës online. Gjithashtu, ju mund të printoni faturën tuaj në çdo Qendër të Kujdesit ndaj Konsumatorit.

8. Si të shikoj faturën online?
Për të shikuar faturën online ju duhet të regjistroheni. Procedurat e regjistrimit mund t’i lexoni në Manualin e regjistrimit për faturë online
9. Ku mundem të gjej informata lidhur me shpjegimin e faturës?
Informatat lidhur me shpjegimin e faturës mund t’i merrni në webfaqen e KESCO, në rubrikën Fatura dhe Pagesa
10. Cilat janë mënyrat e pagesës së energjisë elektrike?
KESCO Sh.A. ofron disa mënyra të pagesës së energjisë elektrike, të cilat mund t’i gjeni në webfaqen e KESCO, te rubrika Fatura dhe Pagesa
11. A mund të paguaj faturën e energjisë elektrike me anë të shërbimeve e-banking në bankën me të cilën operoj, edhe nëse kontrata me KESCO-in nuk është në emrin tim (p.sh: faturën e prindërve apo të qiradhënësit)?
Po, ju mund të kryeni pagesat me anë të këtyre shërbimeve nëse keni bërë një marrëveshje me bankën me të cilën operoni. Mjafton që në momentin e kryerjes së pagesës të plotësoni në mënyrë të saktë informacionet që do t’ju kërkohen.
12. Qiramarrësi im nuk i ka paguar faturat e energjisë elektrike dhe është larguar tashmë. Kush duhet t’i paguajë ato?

Titullari i vetëm i kontratës njihet personi, emri i të cilit është i regjistruar në sistemin e faturimit. Duke qenë se fatura është një titull ekzekutiv, titullari i kontratës është përgjegjës për shlyerjen e detyrimeve. Prandaj, është e nevojshme që marrëdhëniet e ndërmjetme të shfrytëzimit të banesës apo objektit, përfshirë këtu edhe konsumin e energjisë elektrike, të na komunikohen menjëherë, në mënyrë që qiramarrësi juaj të pasqyrohet në sistemin e faturimit si konsumator i KESCO. Për të mundësuar këtë, është e nevojshme që të paraqiteni pranë qendrave tona, me një kopje të noterizuar të kontratës së qirasë, ku të nënshkruani edhe një deklaratë për kalimin e pronësisë së kontratës nga ju te qiramarrësi, pasi të merret edhe aprovimi paraprak me shkrim i qiramarrësit.

13. Cka është IDEJA JUAJ?
Fusha IDEJA JUAJ është shërbim i ri online i Departamentit për Shërbim ndaj Konsumatorëve në KESCO. Është një mundësi më shumë që KESCO u ofron konsumatorëve dhe gjithashtu një mundësi për KESCO që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të veta. Shërbimi online u mundëson konsumatorëve që të bëjnë një kërkesë, sugjerim, ankesë apo njoftim online dhe të trajtohen njësoj sikurse ta bëjnë atë në sportelet e KESCO. Për t’iu qasur këtij shërbimi, ju duhet të regjistroheni paraprakisht. Procedurat e regjistrimit është e njejtë me procedurën e regjistrimit për Faturën online.

Nëse keni pyetje tjera të cilat nuk i gjeni këtu, ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 791 00 ose mënyrë tjetër është të dërgoni pyetjen tuaj me postë elektronike në adresën contactcenter@kesco-energy.com, përmes kutisë së sugjerimeve nëpër të gjitha distriktet/nëndistriktet apo përmes web-faqes www.kesco-energy.com te fusha IDEJA IME.
Keds Call Center
Shërbime online
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00

Ligjet e aprovuara nga Parlamenti i Republikës së Kosovës

Ligji pėr energjinė
Ligji pėr energjinė elektrike
Ligji pėr Rregullatorin e energjisė
Ligji pėr TVSH
Ligji pėr Agjencinė Kosovare tė Privatizimit
×

Urdhëresat administrative

Urdhėresa 2008/5 pėr pronat e uzurpuara
Urdhėresa 2004/2 pėr pronat e uzurpuara
×

Rregullat e aprovuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë

Rregulli pėr zgjidhjen e kontesteve nė Sektorin e energjisė
Rregulli pėr kushtet e pėrgjithshme tė furnizimit me energji elektrike
Rregulli pėr kyējen dhe shkyējen e konsumatorėve nė Sektorin e energjisė nė Kosovė
×

Procedurat dhe kodet e KEK sh.a

Procedura pėr ankesa tė pėrgjithshme tė konsumatorėve
Procedura pėr identifikimin dhe parandalimin e shfrytėzimit tė paautorizuar tė energjisė elektrike
Procedura e Qendrės sė Thirrjeve
Kontrata e furnizimit me energji elektrike pėr konsumatorėt e amvisėrisė
Kontrata e furnizimit me energji elektrike pėr konsumatorėt komercialė
Procedura pėr mbylljen e llogarisė
Procedura pėr lidhje tė re
Procedura e pėrkohshme pėr faturimin dhe leximin e konsumatorėve
Kodi i matjes i Operatorit tė Shpėrndarjes
Kodi i Shpėrndarjes i OSSH-sė
Kodi i Sjelljes dhe Etikės / KEK Code of Ethics
Kodi i punės pėr qasje nė tokė dhe ndėrtesa
×