Ankesat, zgjidhja e tyre

Ankesat, zgjidhja e tyre

Nëse mendoni se në ndonjë mënyrë ju është bërë parregullsi në lidhje me faturat e energjisë elektrike (apo në kartelën e llogarisë suaj), nga KESCO sh.a., atëherë Ju mund të paraqisni një ankesë në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve, duke specifikuar ankesën tuaj si më poshtë.

Si të bëj një ankesë?

Hapi  1. Paraqituni në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorit ose shkarkoni formularin e ankesave të konsumatorit.
Hapi  2.   Plotësoni të dhënat mbi konsumatorin.
Hapi  3. Vendosni shenjën (kliko në katrorin e hijezuar) për të specifikuar llojin e ankesës.
Hapi  4. Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të ankesës suaj.
Hapi  5. Nënshkruani formularin dhe vendosni datën në formularin e ankesave.
Hapi  6. Duke i bashkangjitur dokumentet përcjellëse që mendoni se do t’ju ndihmojnë në shqyrtimin më të drejtë të ankesës, dërgoni formularin në sportelin më të afërt të KESCO. Gjatë dorëzimit, kërkoni nga zyrtari në sportel t’ ju japë një  karton të  gjelbër, me të cilin dëshmohet se keni bërë ankesë.

Mënyra tjetër është të dërgoni ankesën me postë elektronike në adresën contactcenter@kesco-energy.com, përmes kutisë së sugjerimeve nëpër të gjitha distriktet/nëndistriktet apo përmes web-faqes www.kesco-energy.com te fusha IDEJA JUAJ.

Në të gjitha distriktet dhe nëndistriktet e KESCO gjenden kutitë e sugjerimeve në të cilat, Ju konsumatorë  të nderuar mund t’i vendosni sugjerimet, kërkesat, lëvdatat apo ankesat lidhur me shërbimet tona dhe për sjelljet e punëtorëve të KESCO sh.a.

Më poshtë mund t’i gjeni disa prej llojeve të ankesave të cilat mund t’i bëni në sportelet e shërbimit ndaj konsumatorëve:

B1 - Pagesa e pa regjistruar

Nëse konsumatori vë re se pagesa e bërë, nuk është regjistruar në llogarinë e tij duhet të paraqitet në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve në KESCO sh.a., të bëjë ankesë duke bashkangjitur dëftesë-pagesën e tij dhe dëshmi të tjera.

B2 - Bilanci fillestar gabim

Gjatë bartjes së të dhënave është bërë gabim.

B3 - Mosmarrja e faturave

Nëse faturat e juaja nuk vijnë me rregull apo nuk vijnë fare, paraqiteni këtë në KESCO sh.a. që kjo mos të ndodhë në të ardhmen.

B4 - Mbilimiti

Nëse ju jeni faturuar me mbi limit për shkak të gabimeve të leximit apo faturimit.

B5 - Ndryshim i paushallit

Një kohë keni qenë duke u faturuar paushall, pa matje, ndërsa tani keni vendosur njehsorin dhe dëshironi të faturoheni sipas matjes që bëhet me njehsor.

B6 - Lexim jo korrekt

Njehsori juaj nuk është lexuar ashtu siç jeni faturuar, me kilovat-orët që  nuk i keni shpenzuar.

B7 - Lexim jo i rregullt

Njehsori që regjistron energjinë e shpenzuar nuk është lexuar me rregull, muaj për muaj, dhe keni grumbullim të kilovat-orëve të shpenzuar vetëm në një faturë.

B8 - Njehsor jo i saktë

Nëse konsumatori dyshon se njehsori bën matje jo të saktë, atëherë duhet të paraqitet në sportelet e KESCO dhe të bëjë ankesë.

B9 - Kërkesë për shlyerje të borxhit

B91 - Keni privatizuar një ndërmarrje dhe në kartelën e ndërmarrjes së privatizuar është një borxh që i takon ndërmarrjes së vjetër, kërkoni të shlyhet ky borxh dhe të ndërrohet emri, me vete sillni të gjitha dokumentet e procesit të privatizimit dhe të dhënat e firmës suaj.

B92 - Sipas një vendimi të gjykatës, KESCO sh.a. është i obliguar që të bëjë shlyerjen e një borxhi në kartelën tuaj të llogarisë, paraqituni në sportel me të gjithë dokumentacionin përkatës.

B93 - Keni pronë, që ka qenë e uzurpuar nga uzurpatorë të ndryshëm dhe  borxhi i akumuluar nga uzurpatori nuk është i juaji. Paraqituni në sportelet e KESCO sh.a. dhe me vete sillni dokumentet e lëshuara nga Agjencioni Kosovar  i Pronës, i cili dëshmon se prona juaj ka qenë e uzurpuar. Ju keni pranuar çelësat e pronës prej një datë të caktuar dhe kërkoni që të shlyhet shpenzimi deri në atë datë. Borxhi i pakontestuar duhet të paguhet.

B10 - Shkyçje pa njoftim

Nëse jeni shkyçur nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike pa njoftim. Paraqituni në KESCO me deklaratën tuaj duke kërkuar të dini pse nuk keni marrë njoftim.

B11 - Ankesa tjera

Nëse keni ndonjë ankesë dhe nuk ju përshtatet asnjëra prej  specifikimeve më lart, atëherë  shkruani me fjalë ankesën tuaj.

Keds Call Center
Shërbime online
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00