• Profili i KESCO
  • Profili i aksionarëve ÇALIK Holding dhe LIMAK Holding

KESCO - Kompania Kosovare pėr Furnizim me Energji Elektrike, ėshtė themeluar nė janar tė vitit 2015 nga konsorciumi Limak-Ēalik. Njė nga reformat e ndėrmarra nga institucionet pėrgjegjėse tė sistemit energjetik nė Kosovė, ėshtė edhe ndarja e Shpėrndarjes dhe Furnizimit dhe KESCO ėshtė njė nga ato reforma tė cilat synojnė liberalizimin e tregut tė furnizimit me energji elektrike.

Mision i konsorciumit LIMAK-ĒALIK, ėshtė sjellja e njė pėrvoje tė re nė kėtė industri dhe themelimi i kėsaj kompanie nuk ėshtė vetėm njė pėrmbushje ligjore, por edhe pjesė e kėtij misioni.

KESCO ka rreth 500 mijė konsumatorė, tė cilėve u shėrbejmė me pėrkushtimin mė tė madh. Pėr tė pėrmbushur sa mė mirė kėrkesat e konsumatorėve KESCO ka njė shtrirje nė tė gjitha qytetet e Kosovės, qė menaxhohen nga 7 distriktet kryesore. Bazuar nė natyrėn e konsumatorėve, tė cilėt janė amvisėritė, komercialė dhe industrialė, kemi pėrshtatur edhe departamentet pėrkatėse pėr t’ju shėrbyer atyre sa mė mirė.

Por pėr njė shėrbim sa mė tė mirė, KESCO pėrpiqet tė ndėrtojė partneritet me konsumatorėt, tė cilėt duhet tė na raportojnė apo njoftojnė nė rast tė ndonjė defekti apo informate tjetėr relevante. KESCO ka vėnė nė dispozicion tė konsumatorėve njė sėrė mjetesh komunikimi, si qendra e thirrjeve, komunikimi elektronik, por edhe pėrmes rrjeteve zyrtare sociale.
KESCO ėshtė e pėrkushtuar qė tė ofrojė shėrbime sa mė tė mira pėr tė gjithė konsumatorėt. Furnizimi i vazhdueshėm dhe cilėsor, ėshtė obligimi i yni ndaj kėtyre konsumatorėve dhe ne bėjmė ēdo pėrpjekje tė mundshme pėr ta arritur atė.

ÇALIK Holding

ÇALIK Holding është krijuar në vitin 1981 nga Ahmet Çalık, pjesëtar i familjes Çalık, të cilët kanë filluar aktivitetet komerciale qysh në vitet e 1930-ta. Sot, Grupi ka të punësuar rreth 20, 000 punëtorë në të gjitha njësitë biznesore, të shpërndara në 17 vende, në sektorët: energjia, telekomi, tekstili, ndërtimi, financat, mediat dhe minierat.

Si një nga kompanitë më të mëdha industriale në Turqi, Çalık Holding vazhdon të jetë në mesin e investitorëve liderë turk në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan, dhe ka një qarkullim prej 2.8 miliardë dollarësh amerikanë. Me asete të konsiliduara prej 8 miliardë dollarësh, Çalık Holding aktualisht është duke punuar në projektet në vlerë prej 20 miliardë dollarë.

Çalık Holding është një faktor i rëndësishëm në sektorin e energjisë. Kompania është zgjeruar në këtë sektor dhe tashmë ka në kuadër të saj edhe kompanitë Yeşilırmak Elektrik Dağıtım YEDAŞ, që furnizon me energji elektrike pesë qytete të rëndësishme në Turqi dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KESCO). Çalık Holding është e përfshirë edhe në aktivitete tjera të shumta energjetike, si brenda Turqisë ashtu edhe në vende tjera, si renovimi i infrastrukturës elektrike në një pjesë të Turkmenistanit, stabilizimi i centralit elektrik nga gazi në Gjeorgji dhe termocentralit Navol në Uzbekistan.

Investimet energji të Çalık Holding

  • Çalık Enerji si pjesë e Çalık Holding, ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 200 milionë dollarësh amerikanë për të ndërtuar centralin e parë të kombinuar në Gjeorgji.
  • Çalık Enerji këtë vit do të fillojë me modernizimin e centralit të kombinuar me gaz natyror në Turkmenistan me kapacitet prej 750 MW.
  • Çalık Enerji ka përfunduar tash 80% të punimeve në ndërtimin e termocentraleve Al Khairat dhe Nainawa në Irak me kapacitet prej 2000 MW.
  • Çalık Enerji ka fituar tenderin dhe ka në bashkëpronësi Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), që ka mbi 450 mijë konsumatorë dhe shpërndan mbi 5 miliardë kWh energji elektrike në vit.




LIMAK Holding

LIMAK Holding është krijuar në vitin 1976. Gjatë zhvillimit kjo kompani është zgjeruar dhe zhvillon aktivitetet e saj në disa sektorë, duke përfshirë energjinë, turizmin, cementin, infrastrukturën, menaxhimin dhe operimin e aeroporteve, menaxhimin e porteve, si dhe sektorët e ushqimit dhe aviacionit.

Limak Construction ka kompletuar me sukses të plotë shumë projekte me vlerë të përgjithshme prej më shumë se 6 miliardë dollarë amerikanë, duke përfshirë aeroporte, porte, autostrada, hidrocentrale, fabrika industriale, tubacione të naftës dhe gazit, komplekse ndërtesash dhe hotelesh. Njëherësh është në mesin e kompanive ndërtuese më të mëdha ndërkombëtare të listuara nga revista Engineering News Record.

Një nga degët e kompanisë është edhe Limak Energy Group, që është aktive në tërë zinxhirin energjetik, duke përfëshirë prodhimin, distribuimin, shitjen dhe tregtimin e energjisë elektrike. Në targetet e saj strategjike, Limak Energy Group vazhdon të zhvillojë projekte të reja, me qëllim që të arrijë 5000 megavatë kapacitete prodhuese. Aktualisht, Limak Energy prodhon me 5 hidrocentrale, ndërsa deri në vitin 2014 kompania synon të lëshojë në prodhim edhe tri hidrocentrale të tjera. Kompania është bërë lidere në treg për shpërndarjen e energjisë elektrike, duke fituar tenderët për privatizimin e kompanive distribuese Bogazici dhe Akdeniz në Turqi dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë.

Limak është i përfshirë në një gamë të gjerë të aktiviteteve energjetike.

Aktivitetet në gjenerim të energjisë elektrike:

  • Hidrocentrali Alkumru në lumin Dicle-Botan në Sirte me kapacitete të instaluara prej 266 MW dhe kapacitet vjetor të prodhimit prej mbi 1000 GWh.
  • Hidrocentrali Uzunçayır në lumin Munzur në Tunceli me kapacitet prej 84 MW dhe kapacitet vjetor prej 322 GWh.
  • Hidrocentrali Seyrantepe Dam në rrjedhën Peri të lumit Firat në Elazığ me kapacitet të plotë të instaluar prej 59 MW dhe kapacitet vjetor prej 164 GWh.
  • Hidrocentrali Pamuk në rrjedhën Pamuk në Mersin, me një kapacitet prej 24 MW dhe kapacitet vjetor të prodhimit prej 94 GWh.
  • Hidrocentrali Çal në kufinjtë e provincës Denizli me kapacitet prej 2.2 MW dhe prodhim vjetor prej 12 GWh.
  • Termocentrali gjeotermal Buharkent me kapacitet prej 15 MW dhe kapacitet vjetor prej 110 GWh.

Limak ka në ndërtim e sipër edhe disa hidrocentrale, si: Pembelik me kapacitet prej 130 MW dhe kapacitet vjetor prej 405 GWh, Tatar me kapacitet prej 131 MW dhe kapacitet vjetor prej 421 GWh, Kirazlık me kapacitet prej 45 MW dhe kapacitet vjetor prej 150 GWh, si dhe ka fituar tenderin për privatizimin e termocentralit me gaz natyror Hamitabat, me kapacitete operative prej 1156 MW dhe si pjesë e investimeve, Limak parasheh ta transformojë këtë termocentral me efiçientin në Turqi.

Shpërndarja e energjisë

Limak është akisionar në disa rrjete distributive:

  • UEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në provincat Bursa, Balıkesir, Çanakkale and Yalova. Ka 2.7 milionë konsumatorë dhe shpërndan 10 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • ÇEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në provincat Yozgat, Sivas and Tokat dhe ka 725 mijë konsumatorë dhe shpërndan 3 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • BEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në pjesën evropiane të Stambollit. Gjithsej ka 4.3 milionë konsumatorë dhe shpërndan 25 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • AEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në provincat e Antalia, Isparta dhe Budur. Ka 1.7 milionë konsumatorë dhe shpërndan 7.5 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • KESCO merret me shpëndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në Kosovë. Ka 450 mijë konsumatorë dhe shpërndan 5 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 50% të aksioneve.

Keds Call Center
Shërbime online
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00